×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti për VOA: Marrëveshja ekonomike hapi i parë drejt marrëveshjes përfundimtare

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i tha Zërit të Amerikës pak pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë se ky ishte hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshjes finale

    Zëri i Amerikës: Kryeministër Hoti na flisni pak për marrëveshjen që u nënshkrua dhe gjithashtu a janë cekur tema tjera sidomos politike në këtë takim.

    Avdullah Hoti: Mendoj që është një ditë e madhe, shumë e rëndësishme për Kosovën dhe regjionin. Marrëveshja ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve dhe me mbështetje të projekteve të mëdha infrastrukturore që i lidhin më mirë ekonomitë e dy vendeve, që krijon qasje më të mirë në rajon dhe Evropë, që krijojnë qindra mijëra vende të reja të punës në të dy vendet dhe përtej dy vendeve në mbarë regjionin. Unë dëshiroj që të falënderoj administratën amerikane për mbështetjen e fuqishme, një lajm shumë i mirë për Kosovën që është pjesë e marrëveshjes. Unë tash sapo kreva diskutimet e nevojshme dhe presim që të marrim shpejt njohjen nga Izraeli edhe të vendosim marrëdhënie të shpejta diplomatike edhe bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. Unë besoj që kjo është një arritje shumë e madhe me ndihmën e SHBA-së. Në këtë shtëpi tepër të rëndësishme dhe të shenjtë për Kosovën dhe shqiptarët janë arritur gjithmonë marrëveshje të mira edhe kësaj radhe marrëveshja i hap rrugë normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë deri te njohja reciproke, pra kjo është qasja që kemi ndjekur dhe na është kërkuar nga presidenti Trump dhe ekipi i tij i shkëlqyeshëm që e kanë shtyrë këtë marrëveshje.

    Zëri i Amerikës: Kur thoni që i hap rrugë, atëherë çfarë është ndryshe në anën politike sot që nuk ishte dje dhe çfarë u bë lidhur me temat e diskutuara dje për njohjen e ndërsjellë?

    Avdullah Hoti: Sot është hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshje finale. Kjo e sotmja nuk është marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Është një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të vendeve, por unë e shoh dhe gjithë ne bashkë e shohim si një hap të madh duke përafruar marrëveshjen finale që është njohja reciproke. Unë e thash edhe publikisht këtë çështje, për neve nënkupton një arritje të madhe drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë.

    Zëri i Amerikës: Çfarë ndodhi me atë pikën që bënte fjalë për njohjen e ndërsjelltë, u la për një kohë të mëpasme, si do të vazhdojnë bisedimet?

    Avdullah Hoti: Bisedimet sigurisht do të vazhdojnë dhe të hënën do të jem në Bruksel pra në takim me presidentit Vuçiç për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Haradinaj me këtë rast...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë....
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Fundjava e ka gjetur sërish monedhën evropiane, Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë. Referuar tregut...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kenia tha të dielën se numri i të vdekurve nga shirat shkatërrues ishte rritur në 228 dhe paralajmëroi se nuk kishte asnjë...
    Vip05 Maj 2024
    Simon Hattenstone, shkrimtari dhe gazetari veteran i The Guardian e ka intervistuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Këngëtarja ka treguar...
    Vip05 Maj 2024
    Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë bërë bashkë pas dy vitesh që njoftuan ndarjen nga njëri-tjetri. Ky i fundit ka qenë i...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë. Ukraina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.