×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    OBSH-ja: Vaksinimi masiv anti coronavirus nuk ka gjasa të arrihet deri në mes të vitit 2021

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Organizata Botërore e Shëndetësisë “nuk pret të shohë vaksinim të përhapur për coronavirusin deri në mes të vitit të ardhshëm”, tha zëdhënësja Margaret Harris.

    Aktualisht janë 34 vaksina në mbarë botën që po kryejnë prova njerëzore, sipas OBSH,-së ku 142 kandidatë për vaksina janë në fazën e provës para-klinike, raporton CNN.

    Harris po fliste në të njëjtën ditë kur rezultatet e para të rishikuara nga kolegët e provave klinike të fazës një dhe fazës së dytë të vaksinës së Rusisë – vaksina e parë e aprovuar në botë e coronavirusit për përdorim publik – u botuan në revistën prestigjioze mjekësore The Lancet.

    Megjithëse Harris nuk i referohej vaksinës ruse, ajo theksoi rëndësinë e kontrolleve të sigurisë dhe efikasitetit duke thënë se provat e fazës së tretë “do të marrin shumë më shumë kohë” në mënyrë që të “shohin sa mbrojtëse” dhe e sigurt është çdo vaksinë.

    Kujtojmë se shkencëtarët që nuk janë përfshirë në studimin e vaksinës ruse thanë se derisa rezultatet janë një shenjë pozitive, vetëm provat më të mëdha, të fazës tre mund të konfirmojnë nëse vaksina parandalon vërtet sëmundjen me COVID-19.

    Ndryshe, 26.3 milionë njerëz janë infektuar në rrafshin global ndërsa mbi 869 mijë persona kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.