×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos njohja nga Serbia e godet rëndësinë e marrëveshjeve”

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Gjatë emisioni Info Magazinë u diskutua për takimin e 4 shtatorit në Washington.

    Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë tha se dialogu nuk ka alternativë, e kundërta nuk i konvenon as Kosovës e as SerbisëSipas tij nuk ka mundësi për marrëveshje ekonomike pa ngjyrime politike, ka shumë marrëveshje të nënshkruara por duhet të implementohen ato.

    “Më në fund ka përkushtim të Shtëpisë së bardhë, e besoj se tani marrëveshjet do të implementohen”, tha Gërxhaliu.Gërxhaliu tha se delegacioni kosovar ka më shumë ngjyrime politike se ekonomike.Ai pret marrëveshje, “por do ta kenë efektin vetëm me urdhër obligativ nga SHBA”, deklaroi ai.

    E sipas ish drejtorit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, tha se me marrëveshjen e linjës ajrore, Kosova do të fitonte shumë, e janë arritur disa gjëra, u njoh vija ajrore defakto nga Serbia, poashtu u njoh puna e aeroportit të Kosovës.

    Ai shtoi se për zbatimin e marrëveshjes për linjën ajrore, ka pasur nevojë për marrëveshje teknike me KFOR sepse është KFOR-i përgjegjës për linjën ajrore të Kosovës, e ka mungu dhënja e kompetencave nga ta prandaj nuk ka mundur të impelementohet ajo marrëveshje.

    Berisha shtoi se kanë pasur dy takime me KFOR por delegacioni i Serbisë nuk mori pjesë në ato takime, nuk u dha arsyetim për mungesën e Serbisë, e përfaqësuesit e KFOR e NATO do takohen veç me ta.Ai tha se nga Kosova ka pasur iniciativë për ta implementuar këtë marrëveshje por pala serbe ka hezituar të marrë pjesë në takime.

    E Gërxhaliu tha se kur ka marrëveshje mes dy shteteve duhet barazi politike e strategjike, prandaj “mos njohja nga Serbia e godet rëndësinë e marrëveshjeve”, deklaroi ai.

    Sipas tij mund të ndodhin edhe marrëveshje të tjera përveç atyre të priturave.Kosova ka mungesë të diplomacisë ekonomike sipas tij, e Serbia ka bërë hapa progresiv për të lobuar për ekonominë e saj.E delegacioni i Serbisë ka ekspert të fushës, e droja e Gërxhaliut është se Serbia do vijë me propozime e skenare konkrete dhe Kosova do jetë e pa përgaditur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.