×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një javë mijëra qytetarë u gjobitën pasi shkelën Ligjin anti-COVID

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Në javën e parë të hyrjes në fuqi të Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, i cili parasheh ndëshkime për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e vëna nga qeveria e Kosovës, Inspektorati Sanitar ka shqiptuar 62 gjoba për personat fizikë dhe 37 për bizneset. Kurse, Policia e Kosovës ka gjobitur rreth 5 mijë qytetarë.

    Kryesisht dënimet kanë të bëjnë me mosrespektim të mbajtjes së maskës dhe mos mbajtje të distancës.

    Zëdhënësi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi për KosovaPress ka thënë se do jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk e respektojnë ligjin dhe masat e vëna nga Qeveria e Kosovës.

    Thaçi: Inspektorati Sanitar ka gjobitur 62 persona fizikë dhe 37 biznese

    “Pas hyrjes së Ligjit anti-COVID në fuqi ne menjëherë e kemi ndryshuar formën e kontrollit dhe kemi ndryshuar mënyrën e vendosjes së masave ndëshkimore ndaj qytetarëve nga Ligji për Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse kemi kaluar bazuar në ligjin e ri. Ne kemi kryer rreth 2 mijë inspektime në Republikën e Kosovës. Dhe bazuar në ligjin e ri për personat fizikë kemi shqiptuar 62 gjoba dhe për persona juridik janë 37. […] Ne kemi qenë të pa kompromis ndaj të gjitha bizneseve që kanë shkelur vendimin e qeverisë për shërbim brenda hapësirave të mbyllura dhe për bizneset të cilat nuk kanë ruajtur distancë apo ka pasur grumbull të madh të njerëzve në një distancë që nuk është e lejuar në bazë të vendimeve në fuqi. Por ka edhe biznese të cilat e kanë shkelur orarin e punës dhe orarin e qarkullimit të njerëzve. Po ashtu edhe për personat fizikë arsyet kanë qenë mos mbajtja e maskave në vendet ku është e kërkuar që të mbahen maskat dhe shkelja e masës së qarkullimit”, tha ai.

    Që nga muaji korrik e deri tani Inspektorati Sanitar ka shqiptuar rreth 500 gjoba mandatore për bizneset duke u bazuar në Ligjin për Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe 1400 dënime për persona fizikë.

    E lidhur me këto gjoba, Thaçi thotë se një pjesë e vogël e tyre qytetarët i kanë paguar. Por për ata që nuk e kanë kryer këtë obligim zëdhënësi i AUVK paralajmëron që lëndët e tyre do të dërgohen tek përmbaruesit.

    Thaçi: Një numër i vogël i gjobave mandatore janë paguar

    “Prej fillimit të shqiptimit të gjobave mandatore nga dita në ditë ne kemi parë që në terren ka treguar efekt duke u ngritur niveli i respektimit të masave të vendosura nga qeveria…. Deri më tani është një numër i vogël që janë paguar gjobat, por ne për të gjithë personat të cilët që nuk i paguajnë brenda afatit ne këto gjoba do t’i ekzekutojmë edhe përmes përmbaruesve apo organeve të tjera shtetërore që e mundësojnë grumbullimin e këtyre gjobave të shqiptuara nga Inspektorati. Por të gjitha gjobat e inspektuara nga Agjencioni ne do t’i ekzekutojnë ato”, theksoi Thaçi.

    Krahas Inspektoratit Sanitar inspektime në terren për të parë se sa po zbatohen masat anti-COVID janë duke bërë edhe Policia e Kosovës, të cilët vetëm në javën e parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë shqiptuar 5 mijë gjoba. Kështu kanë bërë të ditur për KosovaPress nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

    Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së, ka deklaruar se numri më i madh i gjobave janë shqiptuar në rajonin e Prishtinës.

    “Nëse flasim për angazhimet e Policisë që kur ka filluar zbatimi i Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e COVID-19, deri më sot janë shqiptuar rreth 5000 gjoba. Referuar gjendje se tanishme mund të themi se rastet më të shpeshta janë ato që ndërlidhen me nenin 24 të ligjit të potencuar për bartje të maskës dhe mbajtje të distancës fizike. Gjoba janë shqiptuar në të gjitha rajonet, tani për tani për nga numri më së shumti ka në rajonin e Prishtinës”, thuhet në përgjigjen më shkrim nga Policia e Kosovës.

    Masat ndëshkimore të përcaktuara me Ligjin për Pandeminë tashmë shqiptohen nga Policia e Kosovës, Inspektorati shëndetësor, inspektorati farmaceutik, inspektorati sanitar dhe inspektoratet komunale.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.