×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mësimi në pandemi, miliona nxënës në Evropë e botë u rikthyen në bankat e shkollës

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Një vit i ri shkollor, krejt i ndryshëm nga të tjerët, nisi mëngjesin e sotëm në shumë shtete evropiane. 12.4 milionë nxënës në Francë iu drejtuan bankave të shkollës pas pushimeve të gjata verore.

    Presidenti Emmanuel Macron tha se sfidat janë të panumërta, por ai u bëri thirrje të gjithëve të tregojnë të njëjtën përgjegjësi si në muajt paraardhës.“Mos kini frikë!”, ishte mesazhi që u përcolli prindërve ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer.

    Franca regjistroi 3082 raste të reja me koronavirus të hënën, një rënie e ndjeshme krahasuar me javën e kaluar kur pati deri mbi 5 mijë infektime ditore.Italia nis të hënën me kurset e prapambetura, testi i parë pas izolimit.

    Por prova e vërtetë do të jetë më 14 shtator kur do të bien zyrtarisht zilet në gati të gjitha shkollat. Nxënësit do të qëndrojnë të paktën 1 metër larg njëri-tjetrit dhe do të mbajnë maskë nëse ruajtja e distancës nuk do të jetë e mundur.Kapaciteti i transportit publik është rritur me 80 për qind për t’ua mundësuar nxënësve rikthimin në shkolla.

    Në Belgjikë, mbi 1.2 milionë nxënës iu rikthyen bankave, me rregulla që ndalojnë ndryshimet e klasave mes leksioneve e kërkojnë ajrosje të rregullt të ambienteve dhe mbajtjen e maskave edhe gjatë mësimit.1 shtatori është tradicionalisht dita e parë e shkollës edhe në Rusi, e ky vit nuk bëri ndryshim. Por festimet e përvitshme u shmangën, ndërsa numri i të infektuarve në vend iu afrua 1 milionëshit. Gjithashtu 1.4 milionë fëmijë në Wuhan, qytetin ku e pati origjinën koronavirusi, u rikthyen në shkolla e kopshte më 1 shtator. Nxënësve u kontrollohet temperatura, ndërsa mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.