×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës garanton se mund ta fillojnë mësimin me 14 shtator

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë vizituar sot drejtorinë e Arsimit në Prishtinë. Në këtë takim është biseduar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor. Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala ka thënë se falë përgatitjeve, 14 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shkolla

    SBAShK-u ka njoftuar se temë kyçe e bashkëbisedës në këtë takim ishte rrjedha e përgatitjeve që janë bërë e po bëhen në institucionet arsimore të komunës së Prishtinës për nismën e vitit shkollor më 14 shator.

    “Drejtorja Shalavlerëson se falë përkushtimit të DKA-së, drejtorëve dhe stafit dhe gjithë të punësuarve në shkolla e institucione të tjera janë bërë përgatitje të nivelit më të lartë të mundshëm dhe se 14 shatori do t’i gjejë të përgatitura institucionet arsimore për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor”, thuhet në njoftimin e SBAShK’ut.

    SBAShK’u ka kërkuar nga drejtoresha e Arsimit në Prishtinë që mësimdhënësit të lirohen nga obligimi i shënimit të orëve mësimore në ditarët elektronikë.

    “Përfaqësuesit e SBAShK’ut i janë drejtuar drejtores me lutjen që mësimdhënësit e kësaj komune të lirohen gjatë këtij viti shkollor nga obligimi i shënimit të orëve mësimore në ditarët elektronik, por ato t’i shënojnë në ditarët klasik, ndërsa pjesën tjetër të aktiviteteve dhe vlerësimin e nxënësve ta bartin në ditarët elektronik”, thekson njoftimi.

    Shala ka aprovuar këtë kërkesë të SBAShK’ut.

    “Drejtorja Shala ka aprovuar kërkesën e SBASHK-ut që nesër ajo me përfaqësues të SBASHK të vizitojnë ndonjë nga institucionet arsimore për të parë nga afër përgatitjet dhe angazhimet që janë duke u bërë me qëllim të përgatitjes për fillimin e vitit të ri shkollor”, njofton SBAShK.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.