×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Turp i madh për Haradinajn nëse tërhiqet nga kandidatura për president

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar edhe kandidaturën e  Ramush Haradinajt për president.

    Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Ramush Haradinaj do të bënte një “budallallëk” të madh nëse do të tërhiqej nga garimi për postin e Presidentit.

    “Nëse e shikon konstalacionin aktual në qeveri do të ishte një turp shumë i madh për Haradinajn nëse tërhiqet nga posti i presidentit ose bënë ndonjë zmbrapsje. Ramush Haradinaj momentalisht është jashtë politikës. Nëse shkohet në zgjedhje AAK gjithmonë i merr 10-11%. Ajo ka qenë gjithmonë në këto kuota dhe askush nuk e shantazhon me shkuarjen në zgjedhje të reja. Por atyre tjerëve nuk iu konvenon shkuarja në zgjedhje”, tha ai.

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se AAK nuk ka asnjë arsye për ta votuar një president nga PDK-ja pasi sipas tij nuk kanë asnjë arsye.

    Konjufca thotë se nuk përjashtohet bashkëpunimi me AAK nëse vjen momenti kur rrezikohet Kosova.

    Ish-ministri i Jashtëm thotë se janë disa mundësi që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

    “Janë disa pazare që mund të bëhen. E para mund që LDK-ja të heq dorë nga pozita e kryeministrit. Me Hotin kjo nuk është e vështirë. Tjetra është që Veseli ta votojë Haradinajn për President. Dhe e fundit që është më pak e mundshme, AAK ta votoja pa kushte një president të PDK-së”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.