×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Qytetarët e prekur me Covid harxhojnë deri në 600 euro, qeveritarët vetëm po krekosen

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Një përplasje e re është nisur në mes të partnerëve të koalicionit LDK-AAK. Kësaj here, deputeti i AAK’së, Gazmend Syla e ka kritikuar Armend Zemajn, ministër i Shëndetësisë për menaxhimin e situatës me COVID 19. Nga dy subjektet tash e disa kohë kanë pasur kritika për njëra tjetrën lidhur me punën në dikastere,

    Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla thotë se qytetarët që kanë komplikime nga COVID 19 harxhojnë deri në 600 euro vetëm për medikamente.

    “Qytetarët e Kosovës që kanë komplikime prej Covid-19 ,e që kanë nevojë për trajtim disa herë në ditë në institucionet mjekësore, harxhojnë deri në 600 euro (me raste edhe më shumë) për medikamente.
    Disa prej tyre e kanë ndonjë të afërm në diasporë, disa të tjerë kanë paga që iu mundësojnë të marrin hua apo kredi”, thotë ai, duke pyetur se çka bëjnë qytetarët që nuk i kanë ato mundësi.

    Sipas tij, përgjegjësit e shëndetësisë në vend vetëm dalin e siç thotë ai “krrokatin” e reklamohen para kamerave.

    “Përgjegjësit për shëndetësinë në vend, vetëm dalin e krrokatin e reklamohen para kamerave dhe asnjë gjë tjetër, avaz ky që zgjat prej ditës së parë të pandemisë. Zotin e paçim në ndihmë”, ka thënë Syla

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.