×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia raporton 1.502 raste të reja me COVID-19

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 1.502 raste të tjera të coronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 261.194 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në vend.

    Në llogarinë e tij në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 887 pacientë të tjerë u shëruan nga virusi, duke e çuar në 238.795 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

    Ndërkohë, numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 6.163, me 24 viktima të reja të regjistruara gjatë ditës së fundit, transmeton Anadolu Agency.

    Profesionistët e kujdesit shëndetësorë gjatë ditës së fundit kryen 98.231 teste të dyshuara për COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka tejkaluar shifrën 6.5 milionë.

    Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura.

    Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, gati 24 milionë raste janë raportuar në mbarë botën, prej të cilëve afër 15.4 milionë janë shëruar dhe rreth 814.500 kanë vdekur.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    “SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës, e ka rreshtuar Shqipërinë me Rusinë e Bjellorusinë”. Kështu u shpreh në “Dita Jonë” në...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi debatin kundër Donald Trump, duke shkruar...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 23-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi debatin kundër Donald Trump, duke shkruar...
    Vip11 Shtator 2024
    Nuk është gjithnjë e lehtë të jesh Beyoncé. Në një intervistë me GQ Magazine për të promovuar linjën e saj të uiskit,...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 23-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj...
    Sport11 Shtator 2024
    Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1 nga Gjeorgjia në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1. Fundi i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së...
    Lajme11 Shtator 2024
    Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në mbledhjen që pritet të fillojë në ora 10:00, në rend të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.