×
  • Lajme
  • Lajme

    Psikiatri kosovar: Pandemia ka ndikuar shumë keq, po prishë ekulibrin emocional tek qytetarët

    FrontOnline
    24 Gusht 2020

    Pasojat e pandemisë së coronavirusit, kanë filluar të vërehen tek njerëzit në Kosovë, në aspekin e problemeve të shëndetit mendor.

    Këtë e konfirmon psikiatri i njohur kosovar, Dr. Afrim Cana, i cili në një bisedë për Mediafokus.info, ka thënë se pandemia ka ndikuar në prishjen e ekulibrit emocional tek njerëzit.

    “Pandemia, padyshim që ka ndikuar në gjendjen emocionale te njerëzit dhe ka një ndikim të vazhdueshëm në kuptim të prishjes së ekulibrit emocional. Prishja e këtij eukuilibri tërheq pas vete edhe probleme tjera në fushën e shëndetit mendor të individit e që manifestimet e më pastajme janë ktyesisht të karakterit individual”, thotë Dr. Afrim Cana, për Mediafokus.info.

    Sipas tij, manifestimet klinike vërehen përmes simptomave me çrregullime të ankthit e depresionit, por edhe ekzacerbim apo përkeqësim të sëmundjeve mendore serioze, sepse, siç tha ai, faktori kohë ka ndikim direkt në manifetsimin e tyre.

    “Pandemia në pergjithesi e afekton në tërësi jetën indivudale, por edhe kolektive pasiqë karakterizohet me masa të shumta restriktive-kufizuese, të cilat pastaj prekin shumë sfera në jetën e individit”, shton Cana për Mediafokus.info.

    Psikiatri i njohur ka folur edhe për një pjesë të madhe të kosovarëve, të cilët janë deklaruar se nuk besojnë se ekziston virusi COVID-19.

    “Në shumicen e rasteve njerëzit kur ballafaqohen me situata të tilla që vlerësohen si kërcënuese, shpeshherë përdorin mekanizma mbrojtës joadekuat. E, një ndër ta, është edhe mekanizmi i mohimit. Pra, individi edhe pse gjendet në një situatë të tillë, ai të gjitha sjelljet dhe qëndrimet e tij i paraqet mohuese karshi ndodhive në të cilat ai gjendet”, ka thënë Cana, për të shtuar se deri te kjo situatë kanë ndikuar edhe ndryshimet në qeveri.

    “Pastaj, edhe situata e përgjithshme politike në të cilën vendi ynë ka kaluar gjatë kësaj pandemie, ndryshimet në qeveri, kanë pasur impakt direkt në krijimin e këtyre opinioneve në popullatë, pasiqe mendoj që kur bie besimi në institucione adekuate, atëherë shumë shpesh njerëzit krijojnë stereotipe të ndryshme të cilat nuk përkojnë me realitetin aktual”, ka deklaruar psikiatri Dr. Afrim Cana, që është edhe drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në regjionin e Gjilanit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.