×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Arsyet pse nuk duhet t’i ndash sekretet e tua me të gjithë

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Mbaji sekretet për veten tënde. Ekzistojnë njerëz të rrallë që i kuptojnë vlerat e sekreteve tona, por në botë ka edhe njerëz me gojë të madhe që mëzi presin të mësojnë diçka nga ne për ta ndarë edhe me persona të tjerë. Ndaj, gjëja më e sigurt është se miku që nuk të tradhton kurrë, është heshtja.

    Një ëndërr, një arritje, apo një rezultat pozitiv i yti nuk ka pse të ndahen me të tjerët për të qenë realë. Mjafton thjesht të përjetohen, sepse jo të gjithë njerëzit janë të përgatitur për të marrë energji pozitive prej teje. Ndjenjat e tua janë mjaft të çmuara për t’u ndarë me këdo. Jeta jote është mjaft speciale për t’u ndarë me ata që nuk dinë ta vlerësojnë. Ndaj, fol me të tjerët vetëm për gjërat që ke realizuar, jo për planet që ke për të ardhmen, apo për sekretet që nuk e ke sigurinë se ata do i mbajnë të fshehta.

    Një aspekt tjetër se pse nuk duhet të hapesh me të tjerët për çdo gjë, është zilia. Për fat të keq, jetojmë në një botë, në të cilën njerëzit duan gjërat që nuk i kanë. Mund të ndodhë që ata të kenë zili dhe të prishin planet që ti ke, ndaj mos u hap me ta. Mos u hap me të tjerët. Mbaji gjërat me vlerë për veten tënde, sepse vetëm vetja nuk ka për të të zhgënjyer. Vetvetja nuk ka për të tradhtuar kurrë.

    Nga më vonë kundër teje. Duhet të tregosh mjaftueshëm zgjuarsi dhe të mos lejosh këdo të mësojë mbi jetën dhe sekretet ana tjetër, ka njerëz që të afrohen vetëm për të marrë sa më shumë të dhëna prej teje, për t’i përdorur e tua. Sekretet që ke, të përkasin ty dhe lidhen me aspekte tepër të rëndësishme të tuat, ndaj nëse dikush i hap ato me të tjerët, me siguri do të lëndohesh, shkruan bota.al. Nëse do të doje t’ia tregoje të tjerëve, mund ta bëje edhe vetë, por persona të tillë e bëjnë duke fituar fillimisht besimin tënd dhe më pas i përdorin sekretet e tua për përfitimet e veta. Ata mund t’ia thonë ato dikujt duke të bërë dëm ty, por mund të kenë njëfarë përfitimi vetjak dhe veprojnë kështu. Pak ia ndjen për dëmin që të kanë shkaktuar, përderisa marrin atë çfarë donin të arrinin.

    Të jesh i heshtur dhe t’i mbash sekretet për vete, është arritje dhe shumë pak veta e bëjnë diçka të tillë. Nëse e thua diçka, duhet të marrësh parasysh se personi që ia thua, mund t’ia tregojë të tjerëve atë gjë. Ndaj, nëse nuk do t’i hapësh vetes probleme, më mirë besoji vetëm vetes tënde dhe askujt tjetër… !

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.