×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia do të nisë javën e ardhshme testimin e vaksinës anti-COVID në 40 mijë njerëz

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Testimi masiv i vaksinës potenciale të Rusisë kundër COVID-19 do të nisë javën e ardhshme në më shumë se 40 mijë njerëz dhe do të mbikëqyret nga një panel shkencëtarësh të jashtëm.

    Këto ishin detajet e para të publikuara nga zhvilluesit e vaksinës, që po mundohen të shuajnë zërat mes shkencëtarësh për mungesën e të dhënave të publikuara nga Rusia deri tash.

    Vaksina, e quajtur Sputnik V, është lavdëruar si e sigurt dhe efikase nga autoritetet ruse dhe shkencëtarët e vet pas dy muajsh të testimeve në masë të vogël, rezultatet e të cilave ende s’janë bërë publike.

    Por ekspertët perëndimorë kanë qenë më skeptikë duke shprehur shqetësimin për të, para se të testohet ndërkombëtarisht dhe të ndjekë hapat e rregullatorëve për të dëshmuar që është e suksesshme.“Një listë shtetesh janë në luftë informatash kundër vaksinës ruse”, ka thënë Kirill Dimitriev, kreu i Fondit Investues Rus, që po mbështet vaksinën, në një konferencë për media, raporton Reuters.

    Të dhënat e vaksinës do të publikohen në një gazetë akademike më vonë gjatë muajit, ka bërë të ditur ai.Rusia deri tash ka marrë kërkesë për gati një miliard doza të vaksinës nga shtete të ndryshme të botës dhe ka kapacitet për të prodhuar deri 500 milionë doza për vit, ka shtuar Dimitriev.

    Një drejtor i Institutit të Moskës që ka zhvilluar vaksinën, ka thënë se rreth 40 mijë njerëz do të përfshihen në testimin masiv në më shumë se 45 qendra mjekësore në Rusi.Të dhënat do t’i ofrohen Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shteteve të tjera që po konsiderojnë pjesëmarrjen në fazën e fundit të testimeve, ka njoftuar Dimitriev.

    Sputnik V tashmë ka marrë aprovimin e rregullatorëve të brendshëm, duke bërë që Rusia të shpallë publike vaksinën e parë kundër COVID-19.

    Sipas të dhënave të OBSH-së, të paktën edhe katër vaksina tjera potenciale kundër këtij virusi janë në fazën e tretë të testimeve.

    Deri tash në gjithë botën janë regjistruar si të infektuar më shumë se 22.4 milionë persona, ndërsa 788 mijë kanë humbur betejën me virusin. Në Rusi janë regjistruar 939 mijë të infektuar e 16 mijë viktima.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, euro po këmbehet për më pak se 100 lekë këtë...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit....
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Vip02 Maj 2024
    Hailey Bieber është shtatzënë! Baby Bieber po vjen! Kjo është ajo që po përflitet online. Vetëm në muajin e fundit, Google Trends...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.