×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia do të nisë javën e ardhshme testimin e vaksinës anti-COVID në 40 mijë njerëz

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Testimi masiv i vaksinës potenciale të Rusisë kundër COVID-19 do të nisë javën e ardhshme në më shumë se 40 mijë njerëz dhe do të mbikëqyret nga një panel shkencëtarësh të jashtëm.

    Këto ishin detajet e para të publikuara nga zhvilluesit e vaksinës, që po mundohen të shuajnë zërat mes shkencëtarësh për mungesën e të dhënave të publikuara nga Rusia deri tash.

    Vaksina, e quajtur Sputnik V, është lavdëruar si e sigurt dhe efikase nga autoritetet ruse dhe shkencëtarët e vet pas dy muajsh të testimeve në masë të vogël, rezultatet e të cilave ende s’janë bërë publike.

    Por ekspertët perëndimorë kanë qenë më skeptikë duke shprehur shqetësimin për të, para se të testohet ndërkombëtarisht dhe të ndjekë hapat e rregullatorëve për të dëshmuar që është e suksesshme.

    “Një listë shtetesh janë në luftë informatash kundër vaksinës ruse”, ka thënë Kirill Dimitriev, kreu i Fondit Investues Rus, që po mbështet vaksinën, në një konferencë për media, raporton Reuters.

    Të dhënat e vaksinës do të publikohen në një gazetë akademike më vonë gjatë muajit, ka bërë të ditur ai.

    Rusia deri tash ka marrë kërkesë për gati një miliard doza të vaksinës nga shtete të ndryshme të botës dhe ka kapacitet për të prodhuar deri 500 milionë doza për vit, ka shtuar Dimitriev.

    Një drejtor i Institutit të Moskës që ka zhvilluar vaksinën, ka thënë se rreth 40 mijë njerëz do të përfshihen në testimin masiv në më shumë se 45 qendra mjekësore në Rusi.

    Të dhënat do t’i ofrohen Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shteteve të tjera që po konsiderojnë pjesëmarrjen në fazën e fundit të testimeve, ka njoftuar Dimitriev.

    Sputnik V tashmë ka marrë aprovimin e rregullatorëve të brendshëm, duke bërë që Rusia të shpallë publike vaksinën e parë kundër COVID-19.

    Sipas të dhënave të OBSH-së, të paktën edhe katër vaksina tjera potenciale kundër këtij virusi janë në fazën e tretë të testimeve.

    Deri tash në gjithë botën janë regjistruar si të infektuar më shumë se 22.4 milionë persona, ndërsa 788 mijë kanë humbur betejën me virusin. Në Rusi janë regjistruar 939 mijë të infektuar e 16 mijë viktima.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nesër do të dalin në zgjedhjet e dyfishta për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Të tjera
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Sport07 Maj 2024
    Real Madridi do të prezantohet me trofeun e ri të La Ligës dy herë në javën e ardhshme pas një mosmarrëveshjeje me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.