×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi me Palmer – Ministri Selimi: Kosova, besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

    Gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla me z. Palmer kanë diskutuar për intensifikimin e agjendës shtetërore në përafrimin e Kosovës me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një dinamike të re për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ministri Selimi dhe ministrja Haradinaj-Stublla kanë vlerësuar lartë kontributin dhe angazhimin e z. Palmer si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë, si aleati më i madh dhe më i rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e saj.

    Sa i përket procesit të dialogut, ministri Selimi ka theksuar se Kosova është gjithnjë besnike ndaj interesave strategjike të shtetit mik dhe për këtë ka konsideruar se pa bashkërendim dhe garancë të Amerikës, është vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme me Serbinë.

    Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në anën tjetër ka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së për vendin tonë, duke potencuar se fokus kryesor duhet të jetë arritja e progresit të Kosovës në integrimin e plotë ndërkombëtar, forcimin e shtetit ligjor dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Roli aktiv dhe mbështetja e ShBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë”, theksuan dy ministrat në fund të takimit me z. Palmer.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.