×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndryshimi i klimës mundëson në Evropë kultivimin e bimëve ekzotike

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje për shkak të thatësirës. Por temperaturat e larta mundësojnë edhe kultivimin e frutave ekzotike.

    Vera më të nxehta, stuhi të mëdha dhe periudha të zgjatura thatësire: fermerët në Evropë ku temperaturat mesatare vjetore pritet të rriten me rreth 1 deri në 5.5 gradë Celsius janë përpara sfidash të reja.

    Sipas një raporti të  Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) nxehtësia, ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe stuhitë e breshërit si dhe mungesa e ujit i kanë ndryshuar tashmë kushtet e rritjes të disa të bimëve në jug të Evropës. Nga ndryshimet klimatike janë të prekura veçanërisht prodhimet mesdhetare si ullinjtë dhe rrushi.

    Nga ana tjetër në veri të Evropës fermerët po përfitojnë nga ndryshimi i klimës. Kështu për shkak se periudhat e ngricave janë më të shkurtra fermerët në veri të Gjermanisë, në Britaninë e Madhe apo madje edhe në Suedi apo në vendet baltike kanë nisur të kultivojnë bimë tipike për jugun e Evropës, si rrush apo kajsi dhe të prodhojnë madje edhe verë.

    Nga ana tjetër ndryshimi i klimës përbën rrezik për prodhimet tradicionale bujqësore në jug të Evropës, thotë Josep Maria Sole që punon për projektin VISCA (Vineyards Integrated Smart Cleimit Application), që financohet nga BE-ja dhe synon të ndihmojë industrinë e verës në Evropë.

    Sipas tij zonat që prodhojnë verë do të vuajnë gjithnjë e më shumë nga valët e thatësirave dhe të nxehtit dhe rajone të caktuara në Spanjë nga ngrica më intensive gjatë pranverës, të cilat mund të dëmtojnë sythat e rrushit. Po ashtu sipas ekspertëve nga ndryshimi i klimës mund të preken këtë vit rreth 80% e ullinjëve të Italisë.

    Mango, avokado dhe fruta të tjera ekzotike në Evropë?

    Italia, e cila renditet e dyta në botë për prodhimin e vajit të ullirit, shënoi një rënie katastrofike në vitin 2018. Moti i keq dhe ngrica bëri që prodhimi të bjerë me 57%, një humbje prej gati 1 miliardë euro.

    Siçilia është një nga rajonet më të mira për prodhimin e vajit të ullirit në Itali, së bashku me Kalabrinë dhe Puglian. Por disa fermerë aty kanë filluar ta përqendrojnë vëmendjen në kultivimin e bimëve tropikale, si mango, avokado, papaja apo liçi.

    Bimët tropikale nisën të kultivohen për herë të parë në Siçili në vitet 1970, por vitet e fundit aty vihet re një rritje eksponenciale e këtyre kulturave bujqësore dhe kultivimi i specieve të reja si papaja, të cilat po zëvendësojnë agrumet të cilat “nuk sjellin më të ardhura të mjaftueshme”, thotë Vittorio Farina, profesor pranë Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Palermos. Ai thotë se për shkak të ngrohjes së klimës në Itali apo Spanjë janë krijuar kushte për kultivimin e mangove dhe të avokadove. Farina tha se për shkak të thatësirave dhe problemeve me ujin është e nevojshme që të nisë kultivimi i bimëve që nuk kanë nevojë për shumë ujë dhe që mund t’i përballojnë periudhat e gjata të thatësirës në verë.

    Edhe Margarita Ruiz-Ramos, profesore e asociuar në Universitetin Politeknik të Madridit, tha për DW se dhe në Spanjë po testohet kultivimi i bimëve që nuk kanë nevojë për shumë ujë, si p.sh. fëstëkët (pistachio). Sidoqoftë ajo theksoi se përparësi ka eksperimentimi me lloje të ndryshme të kulturave ekzistuese që mund të përballojnë kushte e reja klimatike./dw

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Deri më tash janë numëruar më shumë se 70 për qind e votave në zgjedhjet parlamentare. Është duke prirë VMRO me 272.745...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Të tjera
    Vip08 Maj 2024
    Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një...
    Sport08 Maj 2024
    Një incident i pakëndshëm është raportuar para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku tifozët e Real Madridit janë filmuar duke kënduar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve nga 29% të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet kuvendare. KSHZ tashmë ka numëruar më shumë se...
    Vip08 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Sllovenisë në Eurovision, Raiven, siguroi vendin e saj në finalen e madhe të këtij konkursi të famshëm europian me performancën...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Izet Mexhiti nga VLEN në një konferencë për media tha se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve. Ai shtoi se institucionet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.