×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Shoqata “Vatra” ndër dekada ka qenë shtëpi e shqiptarëve në Amerikë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Meliza Haradina-Stublla, gjatë qëndrimit në ShBA ka vizituar Shoqatën “Vatra”, e cila me dekada ka qenë shtëpia e shqiptarëve në Amerikë.

    Ajo ka thëë se misioni i tyre i pandalshëm dhe guximi për të qëndruar drejtë, është shtegu që duhet të ndjekin edhe sot.

    “Shoqata “Vatra” ndër dekada ka qenë shtëpi e shqiptarëve në Amerikë, dhe ka punuar fort për të na lidhur përjetësisht me mikun tonë, ShBA-të. Nder dhe emocion i veçantë të pritem brenda këtyre mureve ku jeton historia e figurave të lavdishme të kombit. Misioni i tyre i pandalshëm edhe kur kohërat ishin kundër nesh dhe guximi për të qëndruar drejtë, është shtegu që duhet të ndjekim edhe sot”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

    Ajo ka falënderuar gjithë shqiptarët në Amerikë për punën e bërë që ta mbajnë miqësinë e Kosovës me ShBA-në.

    “Me të falat e ngrohta nga atdheu, falënderova nga zemra kryesinë e shoqatës “Vatra” në Nju Jork, dhe përfaqësuesit e “Vatrës” që erdhën nga Michigan, për të gjithë punën e palodhshme që bëjnë për të fuqizuar rolin shqiptar në ShBA, duke na dhënë siguri për miqësinë e përhershme me Amerikën. Historia na ka treguar se vetëm të bashkuar do dalim fitimtarë, dhe kështu do të qëndrojme para çdo udhëkryqi, bashkë dhe të fortë”, ka theksuar ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Gusht 2025
    Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, në një nga netët më të zjarrta...
    Lajme02 Gusht 2025
    Dy prej figurave të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla e Besnik Bislimi, kanë zgjedhur që orët e mbrëmjes të këtij fillimgushti t’i kalojnë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e...
    Të tjera
    Lajme02 Gusht 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim zyrtar zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me...
    Lajme02 Gusht 2025
    Pritjet e qytetarëve për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare po vazhdon edhe në orët e pasdites. Sipas gjendjes së orës 18:25,...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i...
    Lajme02 Gusht 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.