×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca pritet ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vendin e punës

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Franca do ta bëjë mbajtjen e maskave të detyrueshme në vendet e punës. Lajmin e ka bërë të ditur qeveria e vendit të martën ndërsa lista e vendeve ku mbulimi i fytyrës është i detyrueshëm shtohet.

    Kur francezët të kthehen në vendet e tyre të punës pas pushimeve të gushtit, maskat do të jenë një shtesë sistematike në ambientet e punës, duke përfshirë këtu edhe dhomat e mbledhjeve, korridoret, dhomat e ndërrimit dhe zyrat, u shpreh ministrja e Punësimit Élisabeth Borne për AFP.

    Borne u takua me punonjës dhe përfaqësues nga bizneset të martën për të diskutuar masat e reja, për të cilat ajo u shpreh se janë marrë bazuar në rekomandimet e Këshillit Shëndetësor publik të qeverisë.

    Këshilli mori në konsideratë një konsensus shkencor në rritje që koronavirusi transmetohet jo vetëm në spërklat e mëdha që shpërndahen kur një person kollitet ose teshtin, por edhe nga ato më të vogla që mund të mbeten në ajër nga procesi i frymëmarrjes së personave të infektuar, shtoi ministrja.

    Kujtojmë këtu se Franca e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në transportin publik dhe në hapësirat publike të mbyllura të tilla si dyqanet dhe zyrat qeveritare, por e ka lënë përdorimin e tyre në zyra në dorën e punëdhënësve deri më tani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.