×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kishte kryer vrasje që në 1992, kapet i shumëkërkuari nga Puka, shikoni si ka ndryshuar

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

    Sipas policisë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast” me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me shërbimet e Policisë Kufitare  të Hanit të Hotit u bë e mundur kapja dhe prangosja e 61-vjeçarit Fan Prendi nga Fushë Arrëz, Pukë, shkruan Gazeta Shqip, transmeton Front Online.

    Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, i dënuar me burgim të përjetshëm .

    Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

    Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari  i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi.

    Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar  dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.

    Kishte kryer vrasje që në 1992, kapet i shumëkërkuari nga

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken rriti presionin ndaj Hamasit të mërkurën për të pranuar propozimin e fundit për një armëpushim me...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në të gjithë Keninë kanë vrarë 181 njerëz që nga marsi, me qindra mijëra të detyruar të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u themelua më 2 maj 2000. Që nga ajo kohë...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do t’i zhvilloj dy seanca. Në seancën e parë nderon heroin Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve,...
    Lajme02 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Sport01 Maj 2024
    Suksesi i Borussia Dortmundit në fitoren kundër Paris Saint-Germain ka sjellë lajme të mira për tifozët e Bundesligas: ky triumf siguron që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.