×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA: Ajo që po i ndodhë arsimit në Prizren nga VV-ja, nuk i ka ndodhur as në kohën e okupimit serb

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    NISMA Socialdemokrate, Dega në Prizren ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

    Partia e Fatmir Limajt, thotë se në krye të arsimit prizrenas, është vendosur një “analfabete funksionalë” e cila siç thotë me “ndihmën” e një grumbulli injorantësh, të shtyer nga komisarët e LVV-së, kanë krijuar kaos të paparë ndonjëherë në mbarëvajtjen e arsimit në Prizren”.

    Komunikata e plotë:

    Ajo që po i ndodhë arsimit në Prizren nga LVV-ja, nuk i ka ndodhur as në kohën e okupimit serb!

    NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren po e vëzhgon me vëmendje gjendjen në arsimin prizrenas, ku në krye të saj është vendosur një “analfabete funksionale” e cila me “ndihmën” e një grumbulli injorantësh, të shtyer nga komisarët e LVV-së, kanë krijuar kaos të paparë ndonjëherë në mbarëvajtjen e arsimit në Prizren.

    Vitin e kaluar nxënësit kanë humbur me qindra – mijra orë mësimore si rezultat i ndërhyrjes poltike të z.Haskuka dhe LVV-së në prag të zgjedhjeve për përfitime partiake, ku rreth 60 puntorë të arsimit, të pranuar në mënyrë të rregullt, nuk ju lejua ta vazhdojnë punën të cilëve edhe pse inspektorati i ka dhënë të drejtë, përmes një gjyqtari që ka konflikt intersi në proces, prolonguan procesin e puënsimit.
    Të ndikuar nga ndërhyrjet primitive dhe epsheve për punësim të familjarëve dhe militantëve partiak “klani Haskuka-Koqi” vazdojnë të rekrutojnë puntorë në arsim, edhe pse e dijnë se ankesat e të pranuarve në punë vitin e kaluar gjenden në Gjykatën e Apelit!

    Situatën edhe më të rëndë në arsimin e Prizrenit e bënë hapja e konkurseve për punësim ditëve të fundit, kur dihet se procedurat e punësimit marrin kohë ligjërisht 45 ditë, ndërsa fillimi i vitit shkollorë fillon pas 12 ditëve.
    Ndërhyrja e z.Haskuka për t’i zëvendësuar drejtorët në prag të fillimit të vitit shkollorë, deri sa dihet se militantë të LVV si ushtrues detyre i mbanë më shum se dy vite siç mban ne pune te punsuar pa kurrfar procedure, tegon qëllimin e keq të tij për ta shkatërruar arsimin në Prizren.

    Dega e Nismës në Prizren, shpreh shqetësimin e saj edhe me organet e drejtësisë të cilat nuk nderhyjnë edhe pse kanë fakte për shkelje ligjore dhe keqpërdorime të detyrës zyrtare, kanë të dhëna për atë që po ndodhë në arsim por edhe qeverisjen në përgjithësi në Prizren.
    Covid-19 vertetë e ka dëmtuar mbarëvajtjen e arsimit, mirpo qeverisja dhe adoleshenca e LVV-së e ka shkatërruar edhe më shumë arsimin në Prizren!

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.