×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritja e rasteve me koronavirus, Evropa po shkon drejt mbylljes

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ndërsa rastet e të infektuarve me koronavirus vijojnë të rriten, vendet kanë filluar të vendosin kufizime të reja për parandalimin e Covid-19.

    Çfarë po bëjnë?

    Franca: Në disa rajone ka ndaluar grumbullimin e shumë personave

    Bllokimi i Francës u vendos në 17 mars, por kufizimet filluan të lehtësohen në 11 maj.

    Sidoqoftë, pas shpërthimeve të freskëta në korrik, qeveria vendosi që maskat në fytyrë të jenë të detyrueshme në hapësira publike dhe vende të mbyllura.Që nga 10 gushti, maskat kanë qenë të detyrueshme për moshën 11 vjeç e lart.

    Nga 15 gushti, njerëzit që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca do të duhet të bëjnë karantinë për 14 ditë.

    Spanjë: Paralajmërimet e udhëtimit pas rritjes së numrit të infektuarve

    Më 4 maj, Spanja përcaktoi planin e saj për të filluar lehtësimin e një prej bllokimeve më të rrepta në Europë.

    Urdhrat e qëndrimit në shtëpi janë lëshuar për katër milion banorë në Katalonja dhe këto masat pritet që të vendosen përsëri.Qeveria vendosi qe maskat duhet të mbahen nga të gjithë qytetarët me detyrim.

    Gjermania: Testimi i detyrueshëm në aeroport

    Gjermania filloi të lehtësojë bllokimin e saj në muajin prill, duke lejuar hapjen e dyqaneve të vogla.Në maj, dyqanet e të gjitha madhësive dhe shkollave filluan të rihapen.

    Sidoqoftë, një rritje e rasteve të lidhura me një fabrikë të përpunimit të mishit pranë qytetit perëndimor të Gütersloh shkaktuan bllokime të reja lokale.

    Testimi në aeroporte tani është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë.

    Itali: Klubet e natës dhe vendet e kërcimit të mbyllura

    Bllokimi i rreptë i Italisë filloi në 7 Mars dhe u hoq gradualisht dy muaj më vonë. Bare, restorante, parukeri, muzetë dhe vendet turistike të gjitha u rihapën me distancim të rreptë social dhe vendosjen e detyrueshme të maskës në fytyrë.

    Më 3 qershor, Italia rihapi kufijtë e saj dhe përfundoi kufizimet rajonale të udhëtimit.Por me numrin e rasteve që po vijojnë të rriten përsëri në Itali dhe nëpër Europë, udhëtarët që vijnë nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja tani përballen me testime të detyrueshme për Covid-19.

    Autoritetet urdhëruan mbylljen e të gjitha sallave të kërcimit dhe klubeve të natës që nga data 17 gusht. Gjithashtu qytetarët tani duhet të vendosën maskë nga ora 18:00 deri në 06:00 me kohën lokale në të gjitha hapësirat publike në të gjithë Italinë, ku distancimi social nuk është i mundur.

    Portugalia: Klubet e natës mbeten të mbyllura

    Portugalia ka pasur më pak raste të koronavirusit dhe vdekje krahasuar me disa kombe të tjera të Europës Jugore,Qeveria rihapi sektorë të ndryshëm të ekonomisë çdo 15 ditë, restorante, kafene, muze dhe plazhet, raporton BBC.

    Faza e fundit e rihapjes filloi më 1 korrik.Hotelet janë rihapur, por klubet e natës vazhdojnë të mbeten të mbyllura.

    Greqi: Testimi në aeroport dhe kufi i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët

    Greqia regjistroi çështjen e parë me Covid-19 më 26 shkurt dhe menjëherë vendi u vendos në karantinë.

    Masat e lehtësimit filluan në fund të prillit. Megjithatë, numri i rasteve filloi të rritet përsëri në korrik.Që nga 29 korriku, maskat në fytyrë kanë qenë të detyrueshme në supermarkete, dyqane, kafene, banka, zyra qeveritare dhe parukeri.

    Nga 17 gushti, baret, klubet dhe restorantet në Athinë dhe disa zona në të gjithë vendin duhet të mbyllen në mesnatë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Duke folur në konferencën për rindërtimin e Ukrainës të mbajtur në Romë të enjten, lideri ukrainas Volodomyr Zelenskyy njoftoi se Gjermania ishte...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Në një përgjigje ndaj mesazhit të presidentit serb për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, Rada Trajkoviq e akuzon Aleksandar Vuçiqin se po...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me rastin e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit serbë në Srebrenicë, duke theksuar...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Të hënën me 14 korrik 2025 pritet të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës ndaj vendimit të...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sistemin shëndetësor, duke e cilësuar atë si “në kolaps të plotë”....
    Lajme11 Korrik 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të ngre aktakuzë kundër ministres tash në detyrë të Qeverisë së Albin Kurti, Rozeta Hajdari, për skandalin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Një 59-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në plazhin e Qerretit në Kavajë. Sipas raportimeve të Euronews.al, K.Gj.,dyshohet se ka pësuar...
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në seancën për konstituimin e Kuvendit është dëgjuar duke i thënë deputetes së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, ka folur për rastin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.