×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7.4 për qind, vazhdon të kundërshtohet me sektori civil dhe qytetarë të shumë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po mbështesin protestat me kërkesën për anulimin e vendimit, por edhe shuarjen e trupit rregullator, të cilën e akuzojnë se punon në favor të kompanive energjetike, EVN-së që merret me shitjen e energjisë dhe MEPSO-së, kompani shtetërore për shpërndarjen e energjisë elektrike.

    Në qytetet e Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Kërçovës e Dibrës, edhe të premten janë organizuar protesta, ndërsa në Tetovë gjatë natës të së premtes janë djegur dy automjete të kompanisë EVN.

    “Kërkojmë nga kuvendi që të krijojë një trup të pavarur në shërbim të qytetarëve, që do të ketë për mision verifikimin e cilësisë së shërbimeve të kompanive energjetike. Të hetojë e të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto. Të anulojë kamatat e qytetarëve dhe t’i mbrojë konsumatorët nga skemat e kamatave që i ngarkohen atyre”, ka deklaruar Krenar Osmani nga Këshilli organizativ i protestave.

    Qytetarët thonë se është koha që t’i jepet fund faturave të larta të kompanisë energjetike, e cila gjatë pandemisë, sipas tyre, po godet edhe më shumë standardin e ulët jetësor.

    “Më shumë para jemi duke dhënë për EVN-në sesa për ushqime dhe nevoja tjera. Çdo fitim që po bëjmë po duhet t’i japim EVN-së. Çmimet janë shumë të larta dhe nuk mund më t’i përballojmë, pasi shumica e njerëzve jetojnë me ndihma sociale. Marrim ndihmë prej 2 mijë denarëve (rreth 35 euro) ndërsa fatura për energji vjen 6 mijë denarë (afër 100 euro)”, thotë Adnan Selmani, banor i Shkupit.

    Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike nuk është për të favorizuar kompanitë, por detyrim për mirëmbajtjen e rrjetit të furnizimit të energjisë elektrike dhe i bazuar në kërkesën e kompanive për investime në këtë sektor. Ai thotë se me këtë rritje kompanitë nuk do të ketë profit, por as humbje.

    “Vendimi është miratuar në përputhje me rregulloren tonë dhe në përputhje me situatën në sektorin e energjisë elektrike. E vetmja gjë me të cilën jemi marrë në këtë vit krize është që kompanitë të mos përfundojnë me një fitim, por të përfundojnë në një zero pozitive. Thjesht për të përfunduar projektet e filluara për të cilat tashmë janë marrë kredi. Kjo do të thotë që ne bëmë gjithçka si Komisioni Rregullator i Energjisë për të parandaluar rritjen e energjisë elektrike. Fatkeqësisht, kjo ishte maksimumi që mund të bënim. Pra, në mënyrë që këto rrjete të funksionojnë, ato duhet të mirëmbahen dhe të jenë në funksion të ekonomisë dhe në dobi të qytetarëve”, thotë Bislimovski.

    Institucionet thonë se çmimi i energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit. Pas vendimit për shtrenjtim, tani amvisëritë për një kilovat orë energji elektrike duhet të paguajnë 4.49 denarë, çmim ky që sipas institucioneve është për 26 për qind më i ulët se çmimi në tregun e lirë./REL/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.