×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK dhe PDK kërkojnë përgjegjësi nga Veliu për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territor të Kosovës ditë më parë, raporton Front Online.

    “Kur duan të zgjidhen ministrat, ‘lavër-vllaçë’ bëjnë krejt Kosovën për të marrë detyrën. Kur e marrin detyrën nuk e kryejnë. A po mundohet me e fshehë përgjegjësinë ai? Në Komisionin për Siguri nuk na vjen Ministri i Punëve të Brendshme, e as drejtori i policisë nuk guxon të vijë”, ka thënë ai.

    Hyrjen e xhandarmërisë serbe në territor të Kosovës, Ganimete Musliu, deputete nga rradhët e PDK-së e ka vlerësuar si kërcënim direkt për qytetarët, teksa ka thënë se më shqetësues e sheh faktin që Qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë nuk e kanë prishur komoditetin.
    Ajo ka pasur kritika për kryeministrin Avdullah Hoti, i cili sipas saj, nuk e ka kontaktuar Këshillin e Sigurisë.

    Edhe deputeti i LVV-së, Artan Abrashi ka akuzuar kryeministrin, Avdullah Hoti për mos ndërmarrjen e asnjë veprimi pas këtij incidenti.
    Sipas tij, hyrja e personave të uniformuar është një nga incidentet më të rënda që nga viti 2012./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.