×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia inicion rast ndaj 13 personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Policia e Kosovës për 24 orë ka iniciuar rast ndaj 13 personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

    Rastet që janë inicuar janë në Podujevë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Rahovec, Leposaviq.

    Podujevë 13.08.2020-07:58. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk iu ka përmbajtur rekomandimit për vet izolim pasi që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë.

    Fsh. Vermicë, Prizren 13.08.2020 – 17:45. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më latë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Fsh. Tupec, Prizren 13.08.2020 – 20:22. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më latë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Shirokë 13.08.2020 – 22:50. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar në restorantin e tij. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Fsh. Vitomiricë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria ka mbajtur një aheng familjar ku kishin qenë prezent 30 të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Zhujë Selmani, Pejë 12.08.2020-01:18. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria ka mbajtur një aheng familjar ku ishin qenë prezent 50 të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Fsh. Veriq, Istog 13.08.2020 – 20:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Shpëtim Bojku, Pejë 12.08.2020 – 18:00. Janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 13.08.2020 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Rr. Dah Polloshka, Gjakovë 13.08.2020 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar. Me urdhër të prokurorit dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Fsh. Xërxe, Rahovec 13.08.2020 – 22:35. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë, pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria dhe masën e izolimit. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Leposaviq 13.08.2020-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.