×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Presidenti s’është temë një herë, për futjen e PDK në Qeveri do të flas me partnerët

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili pak ditë më parë është shëruar nga Covid 19, u është kthyer punëve në parti.

    Në një prononcim për T7, të cilin Isa Mustafa e ka dhënë derisa ka qenë duke shkuar në Kuvendin e Kosovës, thotë se do të diskutojë me partnerët e tij edhe për inkuadrimin e PDK’së në Qeveri dhe se beson “se të gjithë çështjet janë të zgjidhshme”.

    Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se akoma nuk ka folur me PDK’në për përfshirje në Qeveri, por thotë se së shpejti do të ulet dhe t’i diskutoj të gjitha cështjet me partnerët qeveritarë.

    “Jo s’jemi diskutu, por do të ulem me partnerët, me z. Haradinaj, me z. Limaj, me Kryeministrin, të bisedojmë për të gjitha çështjet dhe besoj se të gjitha janë të zgjidhshme”, ka thënë Mustafa.

    Kreu i LDK’së, i pyetur për cështjen e Presidentit, thotë se njëherë për njëherë nuk është temë e koalicionit qeverisës, dhe kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse presidentit Hashim Thaçi i konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara. “Për presidentin, njëherë nuk është kjo temë, deri në prillin e vitit të ardhshëm është presidenti Thaçi. Presim vendimin e gjykatës [Dhomave të Specializuara] se a konfirmohet, uroj të mos ndodhë”, tha Mustafa

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.