×
  • Lajme
  • Lajme

    Buja: Me çështjen e Arsimit duhet të merren Kuvendi dhe Qeveria, jo t’i lihet nivelit lokal

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Ish ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka thënë se çështja e vazhdimit ose jo të procesit të mësimdhënies/mësimnxënies nuk duhet t’i lihet nivelit lokal.

    “Nuk më duket që është e qëlluar. Për faktin që jemi në situatë të vështirë duhet të merren institucionet nga Kuvendi dhe pastaj ministria për çështje që i takojnë. Me që është problem kaq serioz duhet të debatohet në një seancë të veçantë që Kuvendi të marrë vendim dhe të mos i lihet komunave sepse do të ketë rrezikshmëri të madhe”.

    “Qeveria po do ta heqë barrën sepse kjo gjendje ka krijuar situatë të rëndë. Të barten kompetencat andej-këndej do të ishte gabim i madh e aq më tepër që kjo t’u lihet komunave”, ka thënë Buja.

    Buja ka thënë se nuk përkrah asnjërin prej tri modaliteteve se si t’i jepet zgjidhje çështjes së arsimit në situatë pandemie.

    “Nuk do të isha për asnjërin. Do të komunikoja me të gjitha institucionet që të merret vendim i përbashkët. Kjo gjë nuk është lojë. Mund të në kushtojë shumë shtrenjtë dhe kjo situatë duhet të menaxhohet siç është më së miri. Duhet të kemi shumë kujdes, prandaj apeloj që me këtë çështje të merret Kuvendi dhe Qeveria sepse do të bëhet tepër vonë dhe do ta pësojmë shumë keq”.

    “Është situatë tepër e rëndë dhe konform peshës duhet të merren të gjitha institucionet. Fëmijët e moshave më të vogla dëmtohen më shumë”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Lul Raka, mikrobologu, ka njoftuar se është duke qëndruar Ukrainë në një mision të organizuar nga “Columbia University” i New York-ut, për...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rrallë është regjistruar në një zonë malore të Kosovës, ku një familje, gjatë një pikniku...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë së Madhe për...
    Sport14 Korrik 2025
    Humbja e Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube 2025 ndaj Chelseat ka lënë pas vetes jo vetëm një...
    Vip14 Korrik 2025
    Moderatorja, Jonida Vokshi ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka folur për humbjen e babait. E...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti sot në takim të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.