×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma e do PDK-në në qeveri, kërkon nga AAK t’i besojë partnerëve të koalicionit

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Nisma Socialdemokrate ka shfaqur besimin karshi shefit të qeverisë, Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë. Ani pse zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj nuk ishte pjesë e takimit të fundit kokë më kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ajo i beson parimeve paraprake për dialogun ndërmjet partnerëve qeverisës.

    Karshi qëndrimeve mosbesuese të AAK-së për diskutimet e brendshme të këtij takimi, Balaj-Halimaj thotë se kjo parti duhet t’iu besojë partnerëve deri në fund, ose të ndërpresë bashkëpunimin.

    Por pavarësisht kësaj, zëvendëskryeministrja, Balaj-Halimaj në një intervistë për KosovaPress u shpreh se këto mospajtime nuk janë të domosdoshme për prishjen e koalicionit qeverisës.Derisa kërkon edhe zgjerimin e këtij koalicioni qeverisës me përfshirjen e partisë opozitare PDK-së.

    Balaj-Halimaj: Kur i beson një partneri tjetër është mirë t’i besosh deri në fund, ose t’ia heqësh besimin

     

    “Në disa takime kemi qenë, ndërsa në takimin me Vuçiq nuk kemi qenë. Kjo ka qenë ndoshta, ekskluzivisht e drejtë e kryeministrit për të pasur secilin me veti. Nëse do të merrte zotëri Selimin unë do të mbetsha jashtë sepse takimi ka qenë një plus një, e më pastaj ndoshta do të kisha deklarata të tilla edhe unë. Por fare s’është e rëndësishme kjo, sa është se nëse i jep besim me votë dikujt atëherë edhe duhet t’i besosh për tema që i ngritë dhe i fol. Për shkak se kryeministri aty nuk ka thënë asgjë jashtë asaj që jemi dakorduar të tre partnerët e koalicionit. Kur i beson një partneri tjetër është mirë t’i besosh deri në fund, ose në momentin kur nuk i beson më është t’ia heqësh besimin ose mos të bashkëpunosh më tepër me ta”, thotë ajo.

    Ndërkohë, vartësja e kryeministrit Hoti e konsideron joserioze iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të rrëzuar qeverinë aktuale përmes një mocioni të mosbesimit.

    Balaj-Halimaj: Vetëvendosje me mocionin dëshiron të bëj spektakël

    “Mund të ketë mospajtime të partnerëve në koalicion për tema të ndryshme, por nuk është e domosdoshme të prishet koalicioni për një mospajtim ose një tjetër. Ata kanë dashur të bëjnë një spektakël sepse ata e dinë që nuk i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë. Madje nuk e di që i kanë numrat edhe për të vendosur në seancë këtë mocion”, u shpreh ajo.

    Si kundërpërgjigje e kësaj iniciative, zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj thotë se për shkak të nevojës për unitet për dialogun me Serbinë dhe propozim-aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, partia e këtij të fundit duhet të jetë pjesë e qeverisë Hoti.

    Balaj-Halimaj: PDK-ja duhet të jetë pjesë e kësaj qeverie

    “Ne e kemi qëndrimin se edhe PDK-ja duhet të jetë pjesë e kësaj qeverie. Për shkak se ne duam të jemi unik përballë Serbisë me dialog dhe secili subjekt politik që i bashkohet kësaj ideje që qëllimi kryesor të jetë njohja mes dy shteteve të jemi më të qëndrueshëm dhe bashkuar”, u shpreh ai.

    Dallimet me AAK-në, zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës i shfaqi edhe për hyrjen e xhandarmerisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku thotë se i besojnë deklaratave të KFOR-it se ato kanë qenë patrullime të përbashkëta.

    Balaj-Halimaj: Ne besojmë se në Karaçevë ka pasur patrullime të përbashkëta

     

    “Derisa KFOR-i deklarohet ose del me një deklaratë të tillë ne i besojmë dhe vazhdojmë të mendojmë që ato kanë qenë patrullime të përbashkëta. Nuk ka asnjë nevojë që të shqetësohen qytetarët atje. Ne dhe secili qytetar i Republikës së Kosovës është në gjendje të mbrojë me çdo kusht atë vend dhe secilin pjesë të Republikës së Kosovës”, thotë ajo.

    Sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, Balaj Halimaj tha se nga data 15 gusht presin të vijnë aparatura të reja për testet RT-PCR. Derisa thotë se çdo rekomandim të IKSHP do të kthejnë në vendime, qofshin edhe ato për marrjen e masave më rigoroze

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.