×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: Të gjendet një mënyrë për hapjen e shkollave, mësimi online nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se edhe të gjithë akterët kompetent; politik dhe publik, duhet të nxisim debatin thelbësor të gjetjes së një mënyre për të hapur shkollat e mësimit fillor nëpër objekte.

    Deliu-Kodra ka thënë se mësimi online ka qenë i kuptueshëm si një zgjidhje e imponuar për një periudhë të përkohshme, por nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese për procesin e rregullt të mësimit me praninë fizike të nxënësve nëpër klasa.

    Postimi i plotë:

    Institucionet përkatëse, por edhe të gjithë akterët kompetent; politik dhe publik, duhet të nxisim debatin thelbësor të gjetjes së një mënyre për të hapur shkollat e mësimit fillor nëpër objekte. Përpos nxënies së mësimit, jeta sociale e fëmijëve gjatë procesit të shkollimit është po aq esenciale në formimin edukativ të tyre.Mësimi online ka qenë i kuptueshëm si një zgjidhje e imponuar për një periudhë të përkohshme, por nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese për procesin e rregullt të mësimit me praninë fizike të nxënësve nëpër klasa.
    Ambienti shkollor dhe diskutimi i përbashkët mbi njohurit e mësuara janë element thelbësor në krijimin e klimës edukative për fëmijët në fazat e hershme të shkollimit.

    Ne kem ditur të organizojmë shkollat edhe në kushte gati të pamundura dhe nën kërcënim të vazhdueshëm, kurse sot duket se me lehtësi e injrorojmë këtë sfidë duke e lënë “zgjidhjen” në duart e teknologjisë.Duhet ta diskutojmë ndoshta përshtatjen e objekteve të caktuara në ambiente shkollore, në mënyrë që t’i përgjysmojmë klasat aktuale për t’i krijuar kushtet e distancës fizike. Paisja me dezinfektant e shkollave, vendosja e maskës dhe dorezave si dhe monitorimi në respektimin e ketyre masave mund dhe duhet të menaxhohet nga personeli i shkollës.Po ashtu mund të diskutohet edhe mësimi i kombinuar, me orë të shkurtuara në mjediset shkollore dhe plotësim të tyre nëpërmjet mësimit online. Por, mos hapja totale e shkollave për nxënësit e shkollimit fillor do të ishte një gabim i pafalshëm e me pasoja afatgjata dhe të transemtueshme edhe tek gjeneratat e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landa, ka thënë se në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë diskutuar për fushat e mundshme...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pas gati gjashtë muajsh në rolin e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ende s’ka bërë publike ndonjë kontakt...
    Lajme11 Korrik 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha kompanitë që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të...
    Të tjera
    Sport11 Korrik 2025
    Ibrahima Konaté ka hyrë fuqishëm në planet e Real Madridit për të përforcuar vijën mbrojtëse pas një Kupe Bote për Klube që...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se i ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Blerim Haxhiaj, ka reaguar pasi organizata joqeveritare ku figuron si themelues, e të cilën e drejton...
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një tryezë diskutimi...
    Vip11 Korrik 2025
    Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri i ka vënë flakën rrjetin me disa foto hot që ka postuar në Instagram. E veshur me...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se më 1 korrik të këtij viti, e ka dërguar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.