×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: S’ka më vazhdim automatik të mandatit për asnjë zyrtar të lartë

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pasi ka hyrë në fuqi ligji i ri për zyrtarët publikë, ka vendosur që të mos ketë më vazhdime automatike të mandatit për asnjë zyrtar të lartë në asnjë institucion të Kosovës.

    Në një njoftim në Facebook, Hoti ka thënë se me mbarimin e mandatit të zyrtarëve në pozita të larta publike, do të hapet konkursi për të siguruar mundësi për të gjithë.

    Sipas tij, kjo do të bëhet vetëm me “garë të hapur dhe transparente”.

    “Vetëm kjo qasje na siguron se përzgjidhen më të mirët. Ky proces do të mbikëqyret edhe nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar para një muaji në mes të Ambasadës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

    Tutje Hoti ka thënë se konkursi për bordet e ndërmarrjeve publike është i hapur deri më 14 gusht.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Rreth 90% të bizneseve të mëdha në vend ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, për çka, nga muaji...
    Kronika15 Korrik 2025
    Policia e rajonit të Prizrenit, ishte goxha e ashpër me shkelësit e rregullave të trafikut. Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar në...
    Lajme15 Korrik 2025
    Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore. Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur...
    Të tjera
    Sport14 Korrik 2025
    Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa.  Kasa vjen tek Gjilani pas një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet. Ai është arrestuar si zyrtar I...
    Lajme14 Korrik 2025
    Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.