×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëfen shqiptari që jeton në Beirut: Po ndodh tmerri, spitalet u stërmbushen nga viktimat e shpërthimit

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Spitalet e Libanit që po ashtu po përballen me pacientët nga COVID-19 u mbushën me viktimat e këtij shpërthimi tragjik.

    Arianit Shehu, drejtori i Institutit Nacional Demokratik për Lindjen e Mesme, në një intervistë për klankosova.tv tha se shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Beiurit të Libanit ishte i tmerrshëm.

    “Sipas informatave të para, duket që shpërthimi ka ndodhur pas një zjarri në depon e materialeve të rrezikshme, por jo eksplozivë, në depon e portit të Beirutit. Raportet fillestare theksojnë se shkak i këtij shpërthimi ka qenë nitrat amoniumi, i cili ka qenë i deponuar aty. Deri tani është raportuar për më shumë se 75 të vdekur dhe rreth 7,000 të lënduar, por supozohet për shumë më shumë viktima”.

    Spitalet e Libanit që po ashtu po përballen me pacientët nga COVID-19 u mbushën me viktimat e këtij shpërthimi tragjik.

    “Të gjitha spitalet e Beirutit janë stërmbushur me të lënduar të shpërthimit. Gjithçka në radius prej 2 kilometrave është shkatërruar, dëmtime të rënda janë raportuar në radius prej 12 kilometrave dhe dëme të tjera. Thyerje të xhamave janë raportuar në radius prej 22 kilometrave”.

    Por, tragjedia nuk mbaron këtu për popullin e Libanit.

    Sipas Shehut, vendi edhe ashtu i rënduar nga aspekti ekonomik, mund të përballet me varfëri pasi u shkatërruan edhe depot e grurit, njofton Klan Kosova.

    “Në vazhdim, porti i Beirutit i cili tanimë është dëmtuar rëndë, është porti kryesor për import dhe eksport. Gjithashtu, rezervat shtetërore të grurit që kanë qenë te deponuara afër portit janë shkatërruar duke rrezikuar të dërgojë Libanin në varfëri edhe më të madhe. Libani gjatë muajve të kaluara ka qenë i trazuar nga rënia ekonomike dhe jostabiliteti financiar dhe gjithashtu nga pandemia e COVID-19”.

    Shqiptari që ka jetuar në Beirut disa vites është prekur rëndë pasi kishte edhe lidhje emocionale me këtë qytet – më të veçantin në botë, sipas tij.

    “Jam i tmerruar sot me shpërthimin në depon e portit të Beirutit. I lutem Zotit sot për popullin stoik të Libanit dhe qytetarëve të Beirutit, si dhe për miqtë dhe kolegët e shumtë të mi atje. Beiruti ka qenë shtëpia ime dhe për të gjithë që kanë jetuar aty, Beiruti gjithmonë do të mbetet qyteti më i veçantë dhe më i bukur në botë”.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot...
    Lajme15 Janar 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra më 29 nëntor të vitit 2023, është deklaruar para mediave pas konferencës së...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani, ka shënuar përvjetorin e 26-të të Masakrës së Reçakut, duke...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka shprehur shqetësim për “gjendjen shëndetësore dhe sjelljen e kryeministrit Albin...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.