×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Vdekja e Agon Musliut është njolla më e madhe mbi Kosovën në këtë pandemi

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vdekja e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është njolla më e madhe mbi Kosovën në luftimin ndaj pandemisë.

    “Vdekja e Agon Musliut është njolla më e madhe mbi Kosovën në këtë pandemi”, tha ai.

    “Hetimet kanë filluar prej ditës së parë. Jam marrë edhe unë në pyetje normalisht. Por nuk dua të ngre gishtin nga askush. Por hetimet duhet të bëhen në mënyrë të pavarur. Mua më ka kontaktuar direkt babai i Agonit. Normalisht një i ri më mirë duhet të kishte kaluar pandeminë në Gjermani se sa në Kosovë. Por ai kishte kërkuar që të kishte djalin afër për shkak të situatës në të cilën po kalonte ai”, shtoi ai.

    Ai tregoi edhe dallimet mes Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti.

    “Unë kam qenë kumbar i koalicionit. Kam kritika edhe ndaj qeverisë Hoti por edhe ndaj asaj të vjetrës. Qeveria e kaluar deshi që të centralizojë luftën ndaj pandemisë duke mos lënë kompetenca të zgjeruara ndaj komunave. Ka dallime. Qeveria Hoti po bën qeverisje të butë, ndaj asaj të kaluarës. Kjo është kulturë e LDK’së. Hoti la zyrën për të dalë në terren. Andaj e mori kontaktin me virusin”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.