×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri kërkon nga Inspeksioni dhe Policia zbatim më të rreptë ndaj të masave parandaluese të COVID-19 në Mitrovicë

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur një takim me zyrtarët komunal nga Drejtoria e Inspeksionit dhe komandantin e Stacionit Jugor të Policisë, Ahmet Xhosha, me zv. komandantin, me të cilët është koordinuar për zbatim më të mirë të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në Mitrovicë.

    Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka kërkuar nga Inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës që të jenë më vigjilent në zbatimin e masave, në mënyrë që qytetarët t’u përmbahen vendimeve dhe rekomandimeve nga IKShPK-ja.

    Gjithashtu në këtë takim u përcaktua orari i inspektimeve për zbatimin e masave, ku Inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë do të zhvillojnë aksionin e tyre çdo ditë nga ora 19:00 deri pas mesnate, duke u ndarë në tri grupe, dhe me asistim të Njësisë Speciale për intervenime në ato lokale të cilat paraqesin probleme.

    Duke e parë rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve në Mitrovicë, Kryetari Bahtiri i’u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë në maksimum rekomandimet nga IKShPK-ja, pasi që në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre, të familjarëve, por edhe të gjithë shoqërisë.

    Njëkohësisht kërkon falje nga të gjitha bizneset që veprojnë në Mitrovicë, të cilat detyrohen të punojnë me kapacitete më të vogla, mirëpo dërgimi i listës me raste të shumta pozitive me këtë virus nga IKShPK-ja, neve na obligon që të marrim masa më të rrepta dhe kontrolle më të shtuara, për shkak se prioritet i ynë dhe i juaji duhet të jetë mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.