×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni: Prej sot fillojnë bisedimet për qeverinë e re

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Pas mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, prej sot fillojnë edhe bisedimet për formimin e qeverisë së re. Partitë të cilat pas zgjedhjeve jozyrtarisht i kanë filluar bisedimet, pritet prej sot t’i intensifikojnë përpjekjet rreth sigurimit të shumicës në përbërjen e re parlamentare dhe formimin e Qeverisë së re.

    Lideri i LSDM-së Zoran Zaevi siç paralajmëroi edhe pas zgjedhjeve, negociatat për Qeverinë e re zyrtarisht do t’i fillojë pas Ilindenit.

    Në intervistën e dhënë për javoren kroate “Nacional” para dhjetë ditëve, Zaevi tha se LSDM-ja ka bindshëm potencial më të madh të koalicionit. “Mandati për formimin e Qeverisë së re është tek LSDM-ja dhe koalicioni ‘Mundemi’. Menjëherë pas festës së Ilindenit e cila është më 2 gusht, hyjmë në proces të negociatave për koalicion të ardhshëm dhe formim të përbërjes së Qeverisë”, tha atëherë Zaevi.

    Ai paralajmëroi se do të bisedojnë për koalicion me të gjitha partitë të cilat janë të gatshme ta pranojnë konceptin evropian, demokratik, të lirë, avancues, konceptin dhe rrugën që Maqedonia e Veriut e kalon si vend anëtar i NATO-s. Për “strukturat të cilat komplotojnë ide ndryshe nga koncepti demokratik dhe evropian, nuk mund të jenë pjesë e koalicion të ardhshëm qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja.

    Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristian Mickoski pardje në fjalimin me rastin e dy Ilindeneve nga Tashmmarunishta, Strugë, përsëriti se “do të marrin pjesë në garë për formimin e qeverisë, e cila luhet deri në minutën e fundit”.

    Mickoski javën e kaluar tha se nuk mbështet koalicion të gjerë dhe konsideron se një Qeveri e tillë do të jetë joefikase, sepse kjo është dëshmuar edhe me qeverinë teknike.

    Mickoski atëherë theksoi se nuk ka asgjë konkrete rreth negociatave për Qeveri të re dhe se deri më tani reduktohet “në matjen e forcave politike”. Ai vlerësoi se nuk do të befasohej nëse askush nuk arrin të formojë qeveri, nuk e përjashton mundësinë për zgjedhjet të reja në vjeshtë.

    Në pretendimet e tij për zgjedhje të reja kryeministri dhe nënkryetar i LSDM-së Oliver Spasovski tha se Mickoski çdo ditë i ndryshon qëndrimet dhe se në zgjedhjet që kaluan ka fitues të qartë, ndërsa kjo është LSDM-ja.

    Presidenti Pendarovski javën e kaluar paralajmëroi se mandatin për formimin e qeverisë së re do t’i besojë atij i cili do ta bindë se ka siguruar shumicën në Kuvend.

    Theksoi se norma kushtetuese është e qartë – mandatin e merr kandidati i partisë ose partitë që kanë shumicë në Parlament dhe këtu presidenti praktikisht nuk ka kurrfarë hapësire për manovrim.

    “Më konkretisht do t’ia ndajë mandatin cilitdo përfaqësuesi të cilësdo nga 6 listat zgjedhore që kanë marrë deputetë në Kuvend e cila do të më bind se ka shumicë prej 61 deputetë”, ka thënë Pendarovski në intervistën e javës së kaluar për “Fokus”-in.

    Pendarovski në fjalimin me rastin e Ilindenit në Pelimcë, shprehu pritje se qeveria e re do të formohet sa është e mundur më shpejt dhe kjo qeveri, siç tha, nuk do ta ketë atë komoditet që të mos i parashtrohen pyetje të rënda në 100 ditët e para. Qeveria e re do të ketë një detyrë tjetër komplekse, posaçërisht pas një fushate të këtillë zgjedhore në të cilën u thanë akuza të rënda dhe diskualifikime të rënda të cilat plotësisht i thelluan ndarjet mes qytetarëve, duke theksuar se pajtimi, për të cilin sot, tha, është i bindur se na nevojitet më shumë se kurdo herë në histori.

    Sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i shtëpisë ligjdhënëse mandatin për formimin e Qeverisë do t’ia besojë partisë gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend, Mandatari, megjithatë, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe propozim të Qeverisë.

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM fitoi 46 mandate deputetësh, koalicioni i OBRM-PDUKM 44, BDI 15, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, “E Majta” dy dhe PDSH një.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.