×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj uron Bajramin: Festoni sot në shtëpi, gjendja është kritike

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

    Zemaj si të gjithë krerët shtetërorë ka bërë thirrje që në këtë ditë të shmangen sa më shumë vizitat familjare, në mënyrë që të ruhet shëndeti i përgjithshëm.

    Ai ka thënë se gjendja me pandeminë është kritike, andaj ka bërë thirrje që secili të japë kontributin e tij në përmirësimin e situatës.

    Urimi i plotë i Zemajt:

    Sot, në këtë festë të madhe për të gjithë besimtarët myslimanë, përveç urimit, dua t’ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj, duke e ditur se sa e rëndësishme dhe e shenjtë është kjo festë për Ju!

    Të gjithë ne, do të donim që sot të takonim familjarët dhe të vazhdonim traditën tonë festive, por gjendja është kritike, prandaj secili prej nesh duhet të japë maksimumin që të përmirësohet kjo gjendje.

    Ju lus që këtë Bajram ta festoni në shtëpi!

    Këtë herë, urimet më të mira janë urimet nga larg!
    Evitoni vizitat familjare, na ndihmoni edhe neve në luftën kundër kësaj pandemie!

    Urime Festën e Kurban Bajramit!

    Paçi shëndet!

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Një burrë ka raportuar në polici, se derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij, dy persona të maskuar kanë hyrë dhe...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ministria e Financave e cila drejtohet nga Hekuran Murati ka shpërblyer me tender kompaninë e cila ka ofruar me çmim më të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e enjte në Gjilan. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, rreth...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Në skenën politike të Kosovës ka hyrë një subjekt i ri konservator me emrin “Forca e Re Kombëtare”, i iniciuar nga ish-ministri...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Shqipëri deri të enjten janë raportuar 18 vatra zjarri,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që po i mban gjatë një seminari në Greqi....
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se AAK-ja nuk do ta mbështesë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Vetëm një ditë pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka ndërmarrë një hap të veçantë dhe të pazakontë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.