×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Suedezët do të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit për shkak të COVID-19

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Suedia, e cila ka zbatuar një strategji më pak të rreptë antiCOVID-19, bëri sot thirrje që të punohet nga shtëpia të paktën deri në Vitin e Ri ndërsa vendi ka kaluar pragun e 80.000 të infektuarve.

    Masa, e cila synon ndër të tjera, për të zvogëluar bllokimet në transportin publik, duhet të bëjë jetën më të lehtë për ata që udhëtojnë në punë.

    Autoritetet suedeze aktualisht janë duke regjistruar një rënie në numrin e rasteve të reja, veçanërisht format e rënda të Covid-19 që kërkojnë kujdes intensiv.

    Por Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka paralajmëruar se nëse rritet numri i kontakteve, rreziku i një përhapjeje të re do të rritet gjatë vjeshtës.

    “Ne gjithmonë kemi provuar të zbatojmë masa në planin afatgjatë dhe të tregojmë rezistencë në punën afatgjatë të fitimit të pandemisë,” tha epidemiologu Anders Tegnell në një konferencë për shtyp.

    Që nga fillimi i krizës epidemike, vendi ka regjistruar 80.100 raste me Covid-19, nga të cilat 318 në 24 orët e fundit.

    Një total prej 5.739 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Suedi, sipas autoriteteve suedeze.

    Për dallim nga vendet e tjera evropiane, Suedia nuk ka imponuar asnjëherë kufizim në lëvizjen e popullatës dhe shkollat për fëmijë nën moshën 16-vjeç kanë mbetur të hapura në çdo kohë, ashtu si kafenetë, klubet e natës dhe restorantet.

    Agjencia e Shëndetit Publik mbron këtë qasje dhe hedh poshtë masat e marra nga vendet e tjera, duke i konsideruar ato afatshkurtra dhe jo proporcionale me pasojat për shoqërinë.

    Në Suedi, vetëm personeli mjekësor është ftuar që të bartë maska mbrojtëse.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Kreu i agjencisë së spiunazhit ‘Mossad’, David Barnea vizitoi Uashington këtë javë ndërsa Izraeli kërkon ndihmën e administratës Trump për të zhvendosur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, ka konfirmuar në një intervistë se i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, është takuar me...
    Lajme18 Korrik 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe...
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.