×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia në Gjakovë zbulon vendin ku kultivoheshin bimë, që dyshohet të jenë kanabis-sativa

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

     Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, ka pranuar njoftimin se në një shtëpi në Gjakovë, kultivohen bimë kanabis sativa.  Sot, më 30.07.2020, në ora 10:35, në konsultimi me prokurorin kujdestar dhe pas marrjes së urdhrit verbal nga Gjykata Themelore Gjakovë, ka filluar kontrolli i shtëpisë në prezencë të dy dëshmitarëve.

    Gjatë kontrollit në pjesën e bodrumit të shtëpisë,  është gjetur një lloj laborator me ventilim, me drita të posaçme dhe pjesë tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve kanabis sativa.

    Si dëshmi materiale nga policia, janë konfiskuar:

     

    • Katërmbëdhjetë (14) vazo me bimë (dyshohet të jenë anabis sativa) me gjatësi 90-160 cm,
    • Njëmbëdhjetë (11) bimë në proces të tharjes (dyshohet të jenë anabis sativa) të gjetura në tavan të shtëpisë,
    • Katër (4) shishe ( nga 1.5 dhe 2 litra) të mbushura me lëngë që dyshohet të jetë vaj kanabisi,
    • Dy (2) tenda (sera) për kultivim të bimëve kanabis sativa, dy (2) rregullator të rrymës së bashku me drita, dy (2) freskuese të ajrit, një (1) ventilator dhe një (1) termometër për matje të temperaturës, dhe
    • Gjashtë (6) fishekë të armës kalibri i panjohur.

    Në  vend-ngjarje ka dal prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Gjakovë i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.