×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni takon Limajn, flet për unitet të faktorit politik rreth dialogut

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni është takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

    Hyseni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka njoftuar Limajn me rrjedhën e takimeve të tij në Bruksel, raporton Gazeta Express.

    “Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve”, ka shkruar Hyseni.

    Ai ka thënë se është dakorduar me kreun e Nismës për bashkërendim dhe unitet sa më të fuqishëm politik.

    “Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë”, ka thënë Hyseni.

    Koordinator shtetëror është takuar edhe me ish-ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për takimet e realizuara në Bruksel.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.