-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frika nga Coronavirusi, masa të reja parandaluese në Evropë

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Të shtyrë nga frika për një ringritje të infektimeve, disa vende evropiane po ndërmarrin masa të reja për të luftuar transmetimin.

    Belgjika, ashpërsoi kufizimet për tubimet publike. Nga e mërkura, banorët do të lejohen të shohin një maksimum prej pesë personash jashtë familjeve të tyre. numri i njerëzve që lejohen të mblidhen në vende publike është përgjysmuar po ashtu, deri në 100 në ambiente të mbyllura dhe deri në 200 në ambiente të hapura.

    Belgjika ka patur një nga shkallët më të larta të infektimit në Evropë dhe rastet po rriten sërish. Në javën e kaluar, një mesatare prej 279 personash në ditë janë prekur nga koronavirusi krahasuar me 163 në ditë, që ishte mesatarja një javë më parë. Ndërkohë Gjermania ka vendosur t’i bëjë të detyrueshëm testet për të gjithë ata që mbërrijnë në vend nga zonat me rrezik të lartë dhe Franca fqinje ka urdhëruar ndalim qarkullimi gjatë natës në plazhet në Quiberon pasi një vatër rastesh të reja u shfaq në resortin në Bretanjë, javën e shkuar.

    Spanja në anën tjetër po përpiqet të shpëtojë industrinë e saj të turizmit ndërkohë që rastet e koronavirusit rriten në zonat e Katalonjës dhe Aragonës. Zyrtarët spanjollë insistojnë se virusi është nën kontroll. Një ditë më parë, shefi i OBSH-së paralajmëroi se pandemia po vazhdon të përshpejtohet me numrin e rasteve në të gjithë botën që është dyfishuar në gjashtë javët e shkuara, rreth gjashtë muaj pasi ajo shpalli emergjencën globale të shëndetit publik. Sipas Universitetit John Hopkins, 16.4 milionë raste koronavirusi janë regjistruar në të gjithë botën. Të enjten mbushen ndërkohë gjashtë muaj nga 30 janari, kur OBSH-ja ngriti alarmin për pandeminë në nivelin më të lartë të mundshëm. /Top Channel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Seanca e stërvitjes e klubit të futbollit Winterhausen u kthye në tragjedi, kur një 17 vjeçar në fund të seancës së tyre...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    Sport21 Korrik 2025
    Pavarësisht përparimeve në popullaritetin dhe të ardhurat që po gjeneron futbolli i femrave, hendeku financiar mes futbollisteve dhe futbollistëve vazhdon të jetë...
    Lajme21 Korrik 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes nga policia të dy zollave në veri të vendit....
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Seanca e stërvitjes e klubit të futbollit Winterhausen u kthye në tragjedi, kur një 17 vjeçar në fund të seancës së tyre...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Tre zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë të Shqipërisë, i cili...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.