×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacienti me oksigjen i shtrirë në pritore nga ora 3 e mëngjesit në Pulmologji, flet djali i tij

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Një pacient është pranuar mbrëmë nga mjeku kujdestar në ora 3 të mëngjesit në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

    Por pacientit nuk i është bërë zgjidhje për ta vendosur në ndonjë dhomë, por i është improvizuar një shtrat në pritore në korridorin e klinikës ku po trajtohet me oksigjen.

    Djali i tij H.M. ka deklaruar për Gazetën Shneta se babai i tij është dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm në klinikë dhe deri tani është i shtrirë në pritore.

    “Nuk ka pasur dhomë të lirë por mjeku kujdestar e ka pranuar. Tash stafi janë duke përgatitur një shtrat për të. Kur e kemi sjellë nuk ka pas as oksigjen, por fal teknikëve dhe infermiereve të cilët po bëjnë punë të madhe, na kanë siguruar një bombolë brenda një ore. Unë vetëm mundem me i falënderu këta, asgjë më shumë”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se gjendja e babait nuk është e mirë dhe po vazhdon të trajtohet me oksigjen.

    Ndryshe në klinikat e QKUK-së janë duke u trajtuar mbi 270 pacientë me Covid prej të cilëve rreth 180 me oksigjenoterapi.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), major Afrim Zabeli dhe kapitenët Atdhe Hasani e Krenar Voca, kanë përfunduar me sukses...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me një grup hikingu nga Leposaviqi kanë ecur dhe kanë eksploruar natyrën në brezin kufitar...
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një panel në Institutin Hudson gjatë vizitës së saj në SHBA për temën e paqes e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Dy persona janë ndëshkuar sot rreth orës 00:03 me gjobë pasi kanë zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, në Ferizaj.  ...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me rastin e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit serbë në Srebrenicë, duke theksuar...
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Washington D.C., është takuar me Senatorin amerikan Andy Kim. Përmes një postimi...
    Lajme11 Korrik 2025
    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion...
    Lajme11 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda thotë se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të gënjejë publikisht lidhur me Ligjin për Amnistinë. “LVV po vazhdon...
    Lajme11 Korrik 2025
    Të hënën me 14 korrik 2025 pritet të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës ndaj vendimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.