×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria kërkesë zyrtare kompanisë Apple, i kërkon t’i njohë kufijtë e Kosovës

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një letre i është drejtuar drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, duke kërkuar edhe zyrtarisht nga ai, përfshirjen e Kosovës në hartën e Apple.

    Siç ka bërë të ditur vetë ministrja, me një letër të tillë ajo i është drejtuar Apple më 23 korrik, ku ka kërkuar ndërmarrjen e shpejtë të hapave për të “prezantuar me korrektësi Kosovën me kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht në shërbimin e AppleMaps”.

    Në letrën e saj, Haradinaj-Stublla ka përmendur faktin se pavarësia e Kosovës në kufijtë e saj është e njohur nga mbi dy të tretat e vendeve të botës, përfshirë vende si SHBA, Britania e Madhe, Japonia, Gjermani, Franca, Kanadaja,… si dhe anëtarësimin në institucionet prestigjioze botërore si Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe jo vetëm.

    “Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në një opinion këshillëdhënës erdhi në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk kishte shkelur ligjin ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla, duke kujtuar edhe faktin se platforma si Linkedln, Twitter, Facebook dhe Spotify kanë përditësuar platformat e tyre duke prezantuar Republikën e Kosovës si një vend të pavarur.

    Ndryshe, ditë më parë këngëtarja e njohur britanike me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, shkaktoi një varg reagimesh në rrjetet sociale, pasi, fillimisht, e ftoi kompaninë Apple nga profili i saj në Instagram që ta vendosë Kosovën në hartë, ndërsa më pas postoi në Instagram dhe Twitter një fotografi të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “autochthonous“ (autokton).

    Një veprim i saj madje ka nxitur reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale në Serbi.

    Ndërkohë edhe këngëtarja tjetër britanike me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka kërkuar nga Apple që ta përfshijë Kosovën në hartat e saj.

    Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e kësaj kompanie janë vizatuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Kronika07 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me komunën e Lipjanit. Ky memorandum përfshin ndërtimin e urës...
    Lajme07 Maj 2024
    Komuna e Shtimes, me fillim të muajit shkurt të sivjetmë, mori vendim që t’i asistojë nënat lehona. Bëhet fjalë për ndarjen e...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...
    Lajme07 Maj 2024
    Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të...
    Lajme07 Maj 2024
    Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë,...
    Sport07 Maj 2024
    Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Superligën A të volejbollit duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.