×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kjo kohë pandemie i dha krahë edhe më tepër dhunës në familje

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjes së gruas që ka ndërruar jetë dje në Kamenicë, pasi dyshohet se është vrarë nga burri i saj.Osmani ka deklaruar se kjo kohë pandemie i ka dhënë krahë edhe më tepër dhunës në familje.

    “Kur pabarazia shndërrohet në normë të pashkruar; kur burrat që e përdorin dhunën ose tentojnë atë jo vetëm që arsyetohen por edhe shpesh vishen me petkun e ‘heroit’ në ‘mbrojtje të moralit dhe nderit’ e çka jo tjetër- në një shoqëri ku merr frymë një mendësi e tillë, pastaj natyrshëm disa e arsyetojnë edhe dhunën ndaj grave”.

    “Në rastin në Kamenicë e në shumë raste të tjera, dhuna merr jetë. Kjo kohë pandemie, për fat të keq, i dha krahë edhe më tepër dhunës në familje. Shtëpitë, hapësira ku ne supozohej të ndiheshim më të sigurt gjatë pandemisë, për një numër gjithnjë e në rritje të grave, u shndërruan në hapësirë makthi.

    Gratë lëre më që nuk janë të sigurta në punë e në rrugë, por shumë prej tyre nuk janë të sigurta as në shtëpi”.“Dhuna nuk arsyetohet, nuk tolerohet dhe duhet të dënohet. Ngushëllime familjarëve të viktimës!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.