×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kujton Adem Demaçin: Frymëzues për mua dhe Lëvizjen

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti e ka quajtur Adem Demaçin njërin ndër personat më frymëzues dhe formësues për të dhe LVV-në.“Adem Demaçi i përjetoi tri Jugosllavitë dhe hyri tre herë në burg. 28 vjet gjithsej i kaloi si i burgosur politik. Kur e liruan në prill 1990, tha se po del nga burgu i vogël në burgun e madh. Vazhdoi veprimtarinë politike pa pushim e kursim për veten”, ka shkruar Kurti, duke e përkujtuar Demaçin në dyvjetorin e vdekjes së tij.

    Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

    Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambuje për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

    Nga Rubrika
    Lajme02 Gusht 2025
    Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, në një nga netët më të zjarrta...
    Lajme02 Gusht 2025
    Dy prej figurave të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla e Besnik Bislimi, kanë zgjedhur që orët e mbrëmjes të këtij fillimgushti t’i kalojnë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e...
    Të tjera
    Lajme02 Gusht 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim zyrtar zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me...
    Lajme02 Gusht 2025
    Pritjet e qytetarëve për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare po vazhdon edhe në orët e pasdites. Sipas gjendjes së orës 18:25,...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i...
    Lajme02 Gusht 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.