×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Sindikatës së Telekomit flet pas emërimit të bordit nga Qeveria Hoti

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka komentuar emërimin e bordit të përkohshëm nga Qeveria e Kosovës në krye me kryeminsitrin, Avdullah Hoti.

    Balaj ka thënë se emrat e emëruar nga Hoti si pjesë e bordit të përkohshëm të Telekomit, janë emra të panjohur për Sindikatën e Puntorëve të Telekomit.

    “U informova nga mediat se emërimet janë bërë, megjithatë ne nuk i njohim se kush janë këta persona”, ka thënë Balaj për Express.

    Tutje, ai tha se pret që të takohen me ta së shpejti në mënyrë që t’i shprehin qëndrimet e sindikatës.

    “I presim në takime dhe ne do t’i shprehim qëndrimet tona si gjithëherë. Si figura kur t’i shoh, ka mundësi që i njoh, mirëpo si emra për mua janë të panjohur”, ka thënë Balaj për Express.

    Qeveria Hoti ka emëruar kryesues të bordit, Mehmet Berishën, ndërsa anëtarët e bordit janë: Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu.

    Ky emërim erdhi pas dorëheqjes së bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje. Dorëheqja e tyre erdhi si shenjë proteste rreth zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Telekom.

    Kujtojmë se përmbaruesi privat, i ka bllokuar xhirollogaritë e Telekomit, për shkak se kjo ndërmarrje ka detyrime ndaj kompanisë Z-Mobile të Blerim Devollit.

     Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga zyra e kryeministrit të Kosovës:

    Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), të 16-ën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, i cili do të përbëhet nga:

    1. Mehmet Berisha,         kryesues
    2. Kushtrim Krasniqi,       anëtar
    3. Teki Shala,                     anëtar
    4. Blerim Shehu,               anëtar

    Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, kanë vendosur të enjten gur themelin për ndërtimin e objektit të...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës në seancën ku po diskutohet për raportin e DASH-it, raport...
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.