×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Xhemajli i PDK-së: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare – Qeveria ta parandaloj shitjen e IPKO-s te Telekom Serbia

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë sot në konferencë për media se përpjekja e Telekom Serbisë për blerjen e Operatorit PKO si pjesë e Telekom Sllovenia përbën rrezik të madh dhe cenon rëndë sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës.

    Xhemajli tha se është shqetësuese se gjithë këtë ngjarje deri më tani e ka përcjellë heshtja e vazhdueshme e institucioneve të shtetit të Kosovës, duke përfshirë qeverinë e kaluar të Albin Kurtit dhe qeverinë aktuale të Avdullah Hotit.

    Deputeti Xhemajli, ka kërkuar që kryeministri të fton urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar e parandaluar qasjen e Serbisë në telekomunikimin e Kosovës, përmes blerjes së operatorit IPKO.

    Deklarata e plotë e deputetit Bajrush Xhemajli:

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Shteti i Kosovës është duke u ballafaquar me një rrezik të madh që cenon rëndë sigurinë tonë kombëtare.

    Informatat se Operatori IPKO si pjesë e Telekom Sllovenia mund t’i shitet Telekomit të Serbisë, janë tejet shqetësuese, të papranueshme dhe sulm direkt ndaj sigurisë kombëtare të shtetit të Kosovës.

    Është shqetësuese se gjithë këtë ngjarje deri më tani e ka përcjellë heshtja e vazhdueshme e institucioneve të shtetit të Kosovës.

    Qeveria Kurti dhe tani qeveria Hoti, nuk kanë bërë as edhe një lëvizje të vetme për të ndaluar këtë skenar të rrezikshëm për Republikën e Kosovës.

    Institucioni përgjegjës, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, nuk ka ndërmarrë edhe as një hap të vetëm ligjor e institucional ndaj kësaj ngjarje, duke qenë bashkëfajtor me qeverinë Kurti dhe Hoti për rrezikimin e sigurisë kombëtare.

    Partia Demokratike e Kosovës, dënon rëndë papërgjegjësinë e treguar nga qeveria Kurti dhe Hoti karshi këtij rreziku të madh.

    Me realizimin e mundshëm të këtij skenari kriminal e të rrezikshëm, Serbia krijon qasje në telekomunikimin e Kosovës. Kështu bëhet qasje në të dhënat personale, të mijëra qytetarëve dhe ndërmarrjeve që operojnë deri më tani me operatorin IPKO.

    PDK kërkon:

    1. Që kryeministri të fton urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të analizuar e parandaluar qasjen e Serbisë në telekomunikimin e Kosovës, përmes blerjes së operatorit IPKO.

    2. Të njoftohet Telekomi i Sllovenisë dhe shteti i Sllovenisë që IPKO nuk mund të blihet nga shtetet që kanë qasje armiqësore ndaj Kosovës. Çdo tentim për të vazhduar këtë proces, do të konsiderohet sulm ndaj sigurisë sonë kombëtare.

    3. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës, urgjentisht të ndërmarrë masat në përputhje me mandatin e tyre ligjor.

    4. Të japin llogari ish-kryeministri Kurti dhe kryeministri aktual Hoti për injorimin e kësaj çështjeje.

    Të nderuar qytetarë, ju sigurojmë që Partia Demokratike e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, dhe nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që Telekomi i Serbisë ta blejë IPKO-n.

    Koha e Serbisë në Kosovë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, në qershor të vitit 1999.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/311884556621966/?v=311884556621966&notif_id=1595423169564701&notif_t=live_video

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.