×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sipas Trajkoviqit dialogu po udhëhiqet nga Rama e Vuçiq

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se formimi i një qeverie lokale vetëm prej shqiptarëve në Bujanoc me përzierje direkte nga Tirana, është pikërisht dëshmi se dialogun, në fakt po e udhëheqin Aleksandar Vuçiq e Edi Rama.

    Trajkoviq për “FoNet” ka treguar se koalicioni i shqiptarëve që i ka asambleistët në Kuvendin Komunal në Bujanoc, është firmosur në Tiranë dhe se po ashtu para disa ditëve ka vizituar Bujanocin, Preshevën e Medvegjën, me pëlqimin e Beogradit, ministri i Jashtëm dhe i Integrimeve Evropiane i Shqipërisë, Gent Cakaj, që ka thënë se është “mirë” se shqiptarët kanë qeverisjen në Bujanoc.

    “Kjo që po ndodh aktualisht në Bujanoc, ku është zgjedhur një qeveri lokale e një etnie, është vazhdim në heshtje i projektit Thaçi – Vuçiq”, ka thënë Trajkoviq, që ka shtuar se ata merren me qytetarët në një mënyrë jo transparente që në thelb dhe padyshim e kanë planinin e “inxihinerisë së migracionit dhe dëbimit të njerëzve”.express.

    Sipas saj, fakti që serbët në Bujanoc nuk do të përfaqësohen në mënyrë institucionale, është mesazh për të gjithë.

    Rada Trajkoviq ka shprehur frikën se “për serbët kjo do të thotë migrim”.

    “Dhe në këtë mënyrë, projekti është duke u realizuar, për të cilën Thaçi dhe Vuçiq, kanë dy vjet që po negociojnë në një nivel personal dhe kanë informuar administratën Trump, e cila në fund e zbuloi atë përmes një gjëje që në të vërtetë është ftesa e Thaçit për në gjykatën e Hagës.

    Ajo ka thënë se ideja do të jetojë për aq kohë sa Vuçiq të jetë në krye, veçanërisht në mënyrën se si sundon ai aktualisht.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.