×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të rifillojnë aktivitetet sportive? Dumoshi takon përfaqësuesit e fitneseve në Kosovë

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim drejtuesit e Federatës të Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës dhe Përfaqësuesit e Palestrave Private Sportive të Fitneseve të Kosovës, më të cilët diskutoi për shqetësimet e të gjitha klubeve të  dhe Fitnesit lidhur me ndërprerjen e punës së tyre për shkak të pandemisë.

    Dumoshi ka informuar të pranishmit për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë për shkak të pandemisë dhe i premtoi mysafirët që në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë dhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të shqyrtojnë mundësinë për riaktivizimin e të gjitha sporteve, duke pasur parasysh që të gjithë sportistët po ballafaqohen me vështirësi për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre, njofton Klan Kosova.

    Dumoshi tha se do të kërkojë që varësisht nga kapacitetet dhe rekomandimet e Institutit, të rishqyrtohet çështja e kërkesave që përfaqësuesit e fitneseve parashtruan, sepse edhe federata dhe klube tjera sportive kanë të njëjtat kërkesa, por që vendimmarrjen e kanë në dorë Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja.

    “Jam e vetëdijshme që të gjitha federatat po kalojnë një fazë të vështirë në këtë kohë, shkak të pandemisë, por ne si ministri dhe unë personalisht si ministre do të angazhohem që t’i adresojë shqetësimet dhe kërkesat e juaja tek ministri i Shëndetësisë”.

    Ndërkaq, drejtuesit e federatave e informuan ministren për shqetësimet e tyre si dhe për planet e synimet që kanë pas riaktivizimit, kur institucionet relevante e lejojnë një gjë të tillë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.