×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e PDK-së kërkon nga LDK të mbështesë projektligjin anti-Covid

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili iu ka kërkuar kolegëve të saj deputetë nga LDK-ja që të mbështesin projektligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid 19.

    Në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për menaxhimin e situatës me virusin korona, Ismaili tha se Kosova është bllokuar si pasojë e lojës ndërmjet partive politike.

    Ismaili I bëj thirrje LDK-së që të mbështesin Ligjin anti-Covid

    “I bëj thirrje deputetëve të LDK-së që të mbështesin Ligjin anti-Covid, sikur iu bëj thirrje deputetëve të VV-së që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Mendoj që jemi katandisur keq, kjo lojë politike po e bllokon Kosovën”, tha ajo.

    Krahas kësaj, deputetja e PDK-së shprehu pakënaqësi ndaj Qeverisë Hoti për menaxhimin e pandemisë Covid 19.

    Ismaili: Dështimin e qeverisë nuk mund të anashkalojmë tërësisht

    “Dështimin e qeverisë dhe papërgjegjësinë e tyre nuk mund të anashkalojmë tërësisht. Kjo papërgjegjësi duhet të rikthehet në veprime konkrete. Miratimi i çdo ndihme me theks të veçantë në rolin parlamentar është veprim parësore, qoftë si shtytje, qoftë si votim. Prioritet duhet të kenë zonat e prekura specifikisht zonat e varfra. E fatkeqësisht këtu bën pjesë qyteti i Mitrovicës si njëri ndër qytetet më të varfra. Covid 19 thellon ndasinë shoqërore dhe vë barriera ndaj qytetarëve të varfër që izolohen shumë”, tha ajo.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/309486783748488/?v=309486783748488&notif_id=1594642598862931&notif_t=live_video_explicit

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.