×
  • Sport
  • Sport

    Drilon Hajrizi i reagon ashpër ministrit Zemaj: M’i ndalove stërvitjet, meshnet numri 12 – na përfaqëso në ndeshjet e nëntorit!

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Drilon Hajrizi ka reaguar ashpër pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e aktiviteteve sportive në hapësira të mbyllura.

    “Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarinë e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ishte ky vendimi i marrë sot nga Qeveria e Kosovës që ka penalizuar shumë disa sportistë – e mes tyre edhe basketbollistin, Drilon Hajrizi.

    Hajrizi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook – ka njoftuar se ai po përgatitet individualisht në hapësira të mbyllura për të qenë sa më i gatshëm për ndeshjet e nëntorit, që kombëtarja e Kosovës në basketboll do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës.

    Ai thotë që nëse i ndalohet stërvitja – pret që ministri të na përfaqësojë në këto takime.

    Postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

    “A ka sporti ndonje perfaqesues qe i mbrone dhe e ngrite zerin per sportistet?
    … apo ndoshta perfaqesuesit perfaqesojne ata qe nuk do te duhej t’i perfaqesonin!

    Eshte evidente dhe normale qe fokusi kryesor te jete lufta kunder pandemise, por permes mediave shoh se sa jetim eshte sporti! Shoh qendrat tregtare, parlamentin e kafenet perplote me njerez, e mua qe individualisht stervitem pa asnje kompenzim per lojerat e Nentorit m’i ndaloni ato? Nese ma ndaloni stervitjen, une kerkoj prej ministrit te na perfaqesoi ne keto lojera. Besoj shume ne kapacitetin e tij prej sportisti, aq sa ne ate prej ministri! E di qe nuk refuzon! Ky sakrifikohet per Ceshtjen!Suksese minister e meshnet numrin 12,
    Drilon Hajrizi”, ka shkruar ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.