×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    A është e dëmshme pirja e ujit të ftohtë?

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Për një shëndet sa më të mirë, ekspertët rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 litrave ujë në ditë. Mirëpo a duhet ta pijmë të ftohtë apo të ngrohtë?

    Shumë besojnë që pirja e ujit të ftohtë mund të ketë më shumë efekte negative sesa pozitive.

    Thuhet se uji i ftohtë mund të bëjë që stomaku juaj të kontraktohet, duke e bërë kështu procesin e tretjes më të vështirë, disa studiues të tjerë gjithashtu besojnë se trupi duhet të punoj më shumë nëse pini ujë në temperaturën nën 4 gradë. Por, sa është e vërtetë kjo?

    Në një studim të vogël, konsumimi i ujit të ftohtë ndikon në trashjen e mukozës së hundës, duke e bërë më të vështirë ajrin të kaloj nga hundët, ndërsa konsumimi i ujit të ngrohtë e ka efektin e kundërt, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.

    Në një studim tjetër, thuhet se pirja e ujit të ftohtë është e lidhur me migrenën apo dhimbjen e kokës.

    Sipas mjekësisë kineze, pirja e ujit të ftohtë me vaktet besohet se krijon një çekuilibër brenda trupit, prandaj ushqimi sipas kinezëve, duhet të hahet me ujë të ngrohtë. Gjithsesi, nuk ka prova të mjaftueshme për këtë teori.

    Megjithëse uji i ftohtë duket se bën mjaft dëme për organizmin tuaj, ai ka edhe disa benefite, të cilat janë:

    Balancon temperaturën pas stërvitjeve– pirja e ujit të ftohtë mund të parandaloj mbingrohjen e trupit tuaj pas një séance të vështirë stërvitje. Konsumimi i ujit të ftohtë ja bënë trupit më të lehtë të rikthej temperaturën normale.

    Mund të siguroj energji– uji i ftohtë është dëshmuar se mund t’i sigurojë trupit tuaj më shumë energji gjatë ditës, edhe pse nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë në këtë aspekt.

    Mund të promovojë humbjen e kalorive– sipas disa ekspertëve, uji i ftohtë ndihmon në mirëmbajtjen e peshës, duke e rrit shpenzimin e energjisë apo kalorive.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...
    Lifestyle30 Prill 2024
    Shumica e njerëzve shkojnë te mjeku vetëm atëherë kur kanë problem apo ndihen të sëmurë. Ekspertët sugjerojnë që dhe nëse jeni të...
    Lifestyle29 Prill 2024
    Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe. Por prisni, ka diçka të çuditshme që ju tërheq...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.