×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

    “Shumë shpejt, nuk dua të jap datë, kryeministri Hamza do të dalë me ofertën e tij programore, me prioritetet  e tij, sigurisht ne do të kemi përgjigje për secilën sfidë, mirëpo prioritete do të jenë vetëm disa”, ka thënë Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.

    “Dhe, do të dalë me ekipin e tij. Me njerëzit me të cilët e ka hartuar programin, me të cilët do të punojë e kështu me radhë”.

    Çitaku tha se në bazë të matjeve që i kanë bërë në terren, Hamza do ta marrë mandatin e të parit të vendit.

    “Unë e them me përgjegjësi të plotë që Bedri Hamza do të jetë mandatar, dhe do të krijojë shumicën e re parlamentare pas zgjedhjeve të cilat ne presim të mbahen shumë shpejt”, ka thënë Çitaku.

    “Nuk kemi asnjë marrëveshje koalicioni mirëpo ne jemi në garë për vendin e parë, nuk po e them këtë me arrogancë se e thashë në fillim se në demokraci edh nëse i fiton krejt duhesh me nda edhe duhesh me qenë gjithëpërfshirës”.

    “Mirëpo, në bazë të takimeve që kemi, kontakteve që i kemi, dhe nuk po flas thjesht me instinktin prej politikaneje, por edhe me matje që i kemi bërë dhe jemi duke i bërë, Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në një intervistë ka sqaruar koeficientin e LDK-së për rritjen e pagave. Rukiqi ka thënë se në...
    Lajme21 Maj 2024
    Nuredin Ibishi thotë për “Front Online” se aksioni i policisë për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në...
    Lajme21 Maj 2024
    Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili dhe...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Policia e Kosovës ndërmori dje një aksion për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit....
    Sport21 Maj 2024
    Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror të xhuros, i cili po mbahet në Abu Dhabi. Për të...
    Lajme21 Maj 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres në Arabinë Saudita i ka dërguar...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti priti në takim pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, me të cilin diskutuan...
    Sport21 Maj 2024
    Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka ftuar plotë 33 futbollistë në listën preliminare për Euro 2024. Southgate nuk ka arritur...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2008. Strukturat Hetimore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.