×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I nxehti rekord shkakton rreth 300 zjarre aktive në Siberi

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Shërbimi pyjor i Rusisë ka thënë se rreth 300 zjarre janë aktive në pjesën malore veriore të vendit. Zjarrfikësit po mundohen t’i shuajnë flakët përmes disa metodave, përfshirë eksplozivët dhe nxitjen e reve.

    Moti i ngrohtë që nga janari në pjesë të mëdha të Siberisë, i kombinuar me lagështi të vogël të tokës, ka ndikuar në rikthimin e zjarreve në natyrë, që verën e kaluar e shkatërruan këtë rajon, tha rrjeti për monitorimin e klimës i Bashkimit Evropian.

    Ky rrjet njoftoi se numri dhe intensiteti i zjarreve në Siberi dhe në disa pjesë të Alaksës janë rritur nga mesi i qershorit, duke shkaktuar lirimin e sasisë më të madhe të karbonit për një muaj që nga fillimi i matjeve. Kjo sasi ishte 59 milionë tonë, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

    Shërbimi Rus për Mbrojtje të Pyjeve tha të shtunën se është duke luftuar me 136 zjarre në një sipërfaqe prej 43,000 hektarësh.

    Megjithatë, 159 zjarre të tjera janvë vlerësuar shumë të skajshme dhe shumë të shtrenjta për t’u menaxhuar. 333,000 hektarë janë tash për tash nën flakë në zonat ku operacionet e zjarrfikësve janë ndërprerë.

    Sipërfaqja që është duke u djegur këtë fundjavë është më e vogël se javën e kaluar, kur u raportua se zjarret i kanë kapluar dy milionë hektarë.

    Sipas shërbimit të motit, zjarret këtë vit e kanë mbuluar një sipërfaqe që është për 9.6 për qind më e madhe se sipërfaqja e vitit të kaluar për të njëjtën periudhë.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.